Shtimi i rasteve me COVID-19, Franca dhe Polonia shtrëngojnë masat lokale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qarku i Dunkirk, në pjesën veriore të Francës, është një prej 20 zonave të vendit ku janë prezantuar masa të reja shtrënguese të cilat hyjnë në fuqi këtë fundjavë.

Sipas raportimeve të reja, 1 në 100 persona rezultojnë të infektuar me COVID-19, sipas ministrit të Shëndetësisë Olivier Veran.

Banorët e këtij qarku tashmë do të jenë të detyruar të mbajnë maska në të gjitha ambientet publike si dhe mund të udhëtojnë vetëm për arsye të domosdoshme.

Franca ndodhet në shtetrrethim pas orës 6 të mesditës, ndërsa në fundjavë është në izolim të plotë në disa zona ku janë regjistruar rastet më të larta.

Të njëjtat masa janë marrë dhe për zonën e Nisit, në veriperëndim të Francës.

Qytetarët mund të bëjnë ushtrime fizike dhe të nxjerrin kafshët shtëpiake për jo më shumë  se një orë e jo më larg se 5 kilometra nga vendbanimi i tyre.

Ndërsa në Poloni, provinca Warminsko-Mazurskie është kategorizuar si “zonë me risk të lartë infektimesh” pas shtimit të rasteve të reja, çka do të thotë që hotelet, kinematë, teatrot dhe qendrat tregtare do të qëndrojnë të mbyllura deri më 14 mars.

 

Lexoni gjithashtu 

Kancelarja Merkel nuk e ”refuzoi” vaksinën AstraZeneca

Masat anti-COVID, mënyra e veçantë sesi diplomatët rusë kalojnë kufirin me Korenë e Veriut

San Marino nis vaksinimin me doza ruse, mbërrijnë dozat e para të Sputnik V

 



Etiketimet

‘Të mos gjykohet Salvini’, prokurori: Ai nuk ndaloi në mënyrë të paligjshme emigrantët në 2019

Matteo Salvini nuk duhet të shkojë në gjyq për ndalim të paligjshëm të emigrantëve. Kështu u shpreh prokurori i Katanias, Andrea Bonomi. Sipas tij, vendimi...

“Do të jem këtu deri më 26 prill”, Meta nga Vlora: Nuk preket asnjë votë e vlonjatëve

Nga Vlora, presidenti Ilir Meta bëri sërish një apel të fortë për ditën e zgjedhjeve, ndërsa deklaroi se nuk do të preket asnjë votë...

‘Defender 21’| Ushtarët e Gardës së New Jersey mbërrijnë në Tiranë për të trajnuar FA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mirëpriti sot ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ambasada amerikane përmes një postimi...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER