COVID-19 dhe koha e vaksinave, Austria e Danimarka bashkëpunim me Izraelin, Serbia i dërgon 10 mijë vaksina Bosnjës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Austria dhe Danimarka synojnë të mos mbështeten vetëm tek Bashkimi Evropian për të siguruar vaksina por pritet të bashkëpunojnë me Izraelin për të prodhuar vaksina të gjeneratës së dytë.

Vendimi për të krijuar një “partneritet të prodhimit të vaksinave” merret në kohën kur shifrat tregojnë se rreth 7.5% e popullsisë së BE-së kanë marrë një dozë vaksine krahasuar me 52% në Izrael.

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz është i shqetësuar se lufta ndaj varianteve të reja të virusit mund të jetë po aq e ngadaltë.

[
cite_header=Hulumtimi gjithmonë do të ketë nevojë për një kohë të caktuar për përshtatjen e vaksinave dhe reagimin ndaj mutacioneve të reja që merr gjithmonë pak kohë pas së cilës vendoset edhe koha për t’u prodhuar. Sa më shpejt të ndodhin këto dy procese dhe sa më të pavarur të veprojmë aq më mirë jemi të përgatitur për të trajtuar mutacionet e virusit kundër të cilave vaksinat tradicionale mund të mos funksionojnë.
cite_author=Sebastian Kurz
cite_description=Kancelari i Austrisë
]

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen është shprehur se kjo lëvizje nuk nënkupton ndarje, por ka për qëllim të plotësojë strategjinë e furnizimit të BE-së.

Ndërsa në Turqi rikthehet disi normaliteti me lehtësimin e masave kufizuese, në disa shkolla fëmijët janë rikthyer në klasa. Qeveria ka kategorizuar 81 provinca të Turqisë në zona me rrezik të ulët, të mesëm, të lartë dhe shumë të lartë.  Shkollat janë lejuar të hapen në zonat me rrezik të ulët e të mesëm.

Nga ana tjetër në Bosnjë ka mbërritur një ngarkesë me 10 mijë vaksina anti-COVID të siguruara nga fqinji i saj Serbia. Dorëzimi vjen në mes të një mosmarrëveshje me mekanizmin ndërkombëtar COVAX mbi një vonesë në dërgesat e planifikuara.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ishte i pranishëm në procesin e dorëzimit te vaksinave duke u shprehur se është  një akt solidariteti mes kombeve ballkanike.

 

Lexoni gjithashtu: 

Serbia i dhuron 10 mijë vaksina Bosnjës, pas vonesave nga COVAX

Rama për Euronews Albania: Nuk është në interesin tonë të vendosim pasaportë vaksinimi për shtetasit që vijnë nga jashtë

Kosova do t’i marrë vaksinat në muajin maj, COVAX do të dërgojë 100 mijë doza AstraZeneca

Franca zgjeron përdorimin e AstraZeneca, mbështet dozën e vetme për pacientët me COVID


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER