Gjermani, partia e së djathtës ekstreme AfD nën mbikëqyrje për ekstremizëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Agjencia e inteligjencës së Gjermanisë është duke mbikëqyrur partinë e së djathtës ekstreme, Aleanca për Gjermaninë (AfD) si një kërcënim i mundshëm ndaj demokracisë së vendit, konfirmuan të enjten zyrtarët.

Kjo është hera e parë në periudhën e pasluftës që një parti me përfaqësi në parlament kritikohet me kaq ashpërsi.

Liderët e AfD vazhdimisht akuzojnë emigrantët e fesë islame duke i cilësuar si “kriminelë”, “agresorë të medias” si dhe “vejnë në pikëpyetje parimet e sistemit të demokracisë liberale ”

Gjithashtu, partia e së djathtës ekstreme ka organizuar protesta gjatë pandemisë, të cilat janë shoqëruar me akte të dhunshme.

Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, ose siç njihet gjerësisht agjencia e inteligjencës, ka shpenzuar dy vite duke analizuar fjalimet dhe postimet në rrjete sociale të zyrtarëve të Aleancës për Gjermaninë.

Para një viti, agjencia e klasifikoi partinë më radikale dhe forumin e saj rinor si “ekstremistë” teksa paralajmëroi që do të mbikëqyrte disa prej liderëve më me influencë.

Misioni themelor i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës pas Luftës së Dytë Botërore ishte mbrojtja nga fuqizimi i partive politike të cilat mund të minojnë demokracinë gjermane.

 

Lexoni gjithashtu

 


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER