Tërmeti me magnitudë 6.2 godet Greqinë, epiqendra pranë Larisës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 të shkallës Richter ka goditur Greqinë rreth orës 12:16, sipas orës lokale.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 20 kilometra në veriperëndim të Larisës.

Sipas raportimeve të para lëkundjet janë ndjerë në disa vende, përfshi këtu Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Turqi dhe Itali.

Përmes një postimi në Twitter, Qendra Sizmologjike Europiane Mesdhetare (EMSC) ka raportuar se ky është tërmeti i katërt që është regjistruar në 72 orët e fundit. 

Kohëzgjatja e tërmetit raportohet të ishte mjaft e gjatë, çka ka sjellë panik mes qytetarëve të Thesalisë, Larisës dhe Trikalës të cilët kanë dalë në rrugë.  

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Autoritetet konfirmuar se aktualisht po përdoret një helikopter për të hetuar nëse ka dëme.

Forcat e Mbrojtjes Civile raportuan për disa dëme materiale në një shtëpi pranë Elasona, si dhe në një shkollë të zonës.

“Të gjitha forcat janë në alert të plotë për të dhënë ndihmë të menjëhershme në rast se do të paraqitet nevoja”, thanë autoritetet përmes një deklarate.

Në tetor, 77 persona humbën jetën në Turqi e Greqi pas një tërmeti të fuqishëm në Detin Egje.

Etiketimet

Haxhiu: Opozita e Berishës ia rrezikon pushtetin Ramës më shumë se Basha

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin ‘Shock’ se me fitoren e një ditë më parë Berisha ka arritur ta fitojë betejën e tij të...

Parlamenti miraton ligjin për menaxhimin e Butrintit

Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillim do të marrë në menaxhim për 10 vitet e ardhshme Parkun Kombëtar të Butrintit. Ligji është miratuar këtë të hënë në...

BE pezullon rregullat e borxhit për shkak të pasigurisë ekonomike

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...

TË FUNDIT

Kriza e ushqimit mund të përkeqësohet nëse porti i Odesës nuk hapet

Bota po përballet me një krizë të madhe ushqimore, sipas kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley. Beasley shpjegoi se aktualisht bota...

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER