Evropa zbut kufizimet, hapen dyqanet në Gjermani, lehtësime në Itali e Francë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Disa dyqane do të hapen në Gjermani, aty ku infeksionet me COVID janë të ulëta. Kjo, pavarësisht se izolimi është shtyrë për 3 javë të tjera, deri më 28 mars.

Restorantet dhe hotelet ndërkohë vijojnë të jenë të mbyllura që prej nëntorit, por shkollat janë hapur.

Të njëjtat subjekte do të mbyllen sërish në qytetin e Komos, në Itali, ku disa rajone po lëvizin nga zona portokalli në të kuqe.

Ai i Lombardisë do të kthehet në zonë portokalli, pavarësisht rritjes së infeksioneve që kanë prekur mbi 1 mijë persona në 24 orët e fundit.

Edhe pse Franca ka ndër kuotat më të larta të vdekjeve nga COVID në Evropë, mbi 87 mijë viktima, si dhe një rritje të rasteve të infektimit, qeveria deklaroi se kufizimet mund të hiqen nga mesi i prillit.

 “Synimi për të vaksinuar më të cenueshmit dhe për të mbrojtur spitalet tona krijon mundësinë për të lehtësuar sa më shpejt të jetë e mundur kufizimet që rëndojnë në jetën tonë dhe që i janë bërë barrë vendit tonë prej muajsh. Nuk bëhet fjalë për një vendim të largët e të panjohur, por për një vendim që po afrohet, me shpresë nga mesi i muajit prill dhe ne po përgatitemi”, u shpreh Gabriel Attal, zëdhënës i qeverisë franceze.

Edhe në Rusi, spitalet e coronavirusit i janë kthyer shërbimit normal pas trajtimit të pacientëve me COVID, pavarësisht konfirmimit të 10 mijë infektimeve të reja në 24 orët e fundit.

Lexoni gjithashtu:

COVID-19 dhe koha e vaksinave, Austria e Danimarka bashkëpunim me Izraelin, Serbia i dërgon 10 mijë vaksina Bosnjës

Franca zgjeron përdorimin e AstraZeneca, mbështet dozën e vetme për pacientët me COVID


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER