Mësime të fesë islame në Katalunjë, skema pilot në 6 qendra edukimi synon shtrirjen në më shumë shkolla

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Për herë të parë, këta fëmijë në Katalunjë, rajoni spanjoll me popullsinë më të madhe myslimane, kanë mundësinë të marrin mësime për fenë islame në shkollat publike.


Nëse gjykohet e suksesshme nga qeveria rajonale, skema pilot në gjashtë qendra edukimi mund të shtrihet në më shumë shkolla vitin e ardhshëm.

“Eksperienca ka qenë shumë pozitive dhe ka ndihmuar në hedhjen poshtë të disa paragjykimeve. Studimet për fenë islame kanë dalë përtej hapësirave të mbyllura dhe i lejojnë publikut të kuptojë aspekte të ndryshme, në mënyrë më natyrale”, thotw Mayte Aymerich, drejtore e përgjithshme, departamenti i edukimit të Katalunjës.

Feja është pjesë e kurrikulumit spanjoll, si pasojë e një marrëveshjeje mes Shtetit dhe Kishës Katolike. Por teksa disa argumentojnë se besimi nuk ka vend në shkolla, komuniteti mysliman thotë se ata vetëm kërkojnë trajtim të barabartë.

“Nëse shkollat duhet të jenë gjithëpërfshirëse, ato gjithashtu duhet të përqafojnë shumëllojshmërinë e besimeve fetare. Një tjetër debat është nëse feja duhet të mësohet në shkolla. Personalisht, mendoj që jo”, shprehet znj. Aymerich.

Gjatë zgjedhjeve të fundit rajonale, partia e ekstremit të djathtë Vox e përdori këtë xhami në një video për të akuzuar partitë qeverisëse të Katalunjës se kanë krijuar një Republike Islamike. Komuniteti mysliman e çoi çështjen në gjykatë, por kjo nuk e ndaloi partinë të merrte 11 vende dhe të bëhej forcë e katërt në Parlamentin katalan.”

Përveç debatit nëse edukimi publik duhet të pranojë laicizmin, disa e kanë kundërshtuar iniciativën për të tjera arsye. Sulmet xhihadiste të 2017-ës në Barcelonë janë ende në mendjet e qytetarëve.

“E kemi parë këtë pas sulmeve të 2017. Një pakicë donte të përçante shoqërinë katalanase, duke nxitur urrejtje ndaj komunitetit mysliman dhe Islamit, dhe përgjigja ka qenë fantastike. Shënjestra këtu nuk është komuniteti mysliman, por përçarja e shoqërisë”, – thotë Mohamed el Ghaidouni, delegat i komisionit islamik të Spanjës në Katalunjë.

Qeveria rajonale shpreson se hapja e klasave të fesë islame do të ndihmojë shoqërinë e larmishme të gjejë gjuhën e përbashkët dhe mirëkuptimin, për të përmirësuar bashkëjetesën.






Etiketimet

BE pezullon rregullat e borxhit për shkak të pasigurisë ekonomike

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...

Kriza e ushqimit mund të përkeqësohet nëse porti i Odesës nuk hapet

Bota po përballet me një krizë të madhe ushqimore, sipas kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley. Beasley shpjegoi se aktualisht bota...

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...


TË FUNDIT

BE pezullon rregullat e borxhit për shkak të pasigurisë ekonomike

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...

Kriza e ushqimit mund të përkeqësohet nëse porti i Odesës nuk hapet

Bota po përballet me një krizë të madhe ushqimore, sipas kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley. Beasley shpjegoi se aktualisht bota...

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...

Zbulohet laborator me mbi 10 mijë bimë kanabis në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontrabandës në veri të vendit, ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit. Ministri i Punëve...

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER