Sanremo 2021 pa spektatorë, nis spektakli nën masa strikte të protokollit të Covid -19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sanremo këtë vit do të jetë krejt ndryshe.

Festivali i muzikës italiane do të zbatojë protokollin e plotë të masave kufizuese të Covid-19.

Pa spektatorët në sallë dhe me 3 juri të lidhura me anë të versionit online, 26 këngë do të performohen për pesë ditë me radhë në një garë ku do të zgjidhet kënga më e mirë italiane për vitin 2021.

Nata e parë e festivalit u hap nga Amadeus, i cili është gjithashtu dhe drejtori artistik i tij i cili u shoqërua nga i famshmi Fiorello, nga futbollisti i Milanit, Zlatan Ibrahimovic dhe këngëtari Achille Lauro.

Të ftuarit special për këtë natë ishin Loredana Berte, Diodato dhe infermierja italiane simbol e luftës kundër Covid-19 Alessia Bonare.

Fotografia e saj me shenjat në fytyre nga maska pas orëve të zgjatura në punë tregoi vështirësitë dhe punën e jashtëzakonshme të doktorëve dhe infermierëve gjatë emergjencës së pandemisë në Itali.

Këngëtarja e famshme Loredana Berte performoi disa nga këngët e saj më të mira, ndërkohë që Diodato këndoi këngën fituese të festivalit Sanremo 2020.

Këngët fituese të Sanremo 2021 do të zgjidhen nga tre juri të veçanta.

Juria e gazetarëve, e cila ka 33% të votës, televota me 34 % të votave dhe juria e përbërë nga një kampionim i popullsisë, nga grupe të ndryshme sociale.

Etiketimet

Nadal heq dorë nga Wimbledon, tenisti spanjoll konfirmoi mos pjesëmarrjen edhe në Tokyo 2020

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka vendosur të mos marrë pjesë në turneun e Uimbelldon, që nis më 28 qershor në Londër si dhe në...

Filmi me metrazh të shkurtër nga Kosova, në garë për “Palmën e Artë”

Filmi me metrazh të shkurtër nga Kosova, i titulluar “Pa Vend” me regji të Samir Karahoda do të jetë në mesin e 10 filmave...

Bashkëveprimi ushtarak, vendet e NATO-s ndajnë së bashku infrastrukturën luftarake

Për t’iu përgjigjur nevojës së NATO-s për një integrim më të mirë të kapaciteteve ushtarake, ushtritë e Belgjikës dhe Luksemburgut kanë nisur të përdorin...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER