Çekia, testim masiv i detyrueshëm, spitalet e tejmbushura, mbyllen kopshtet dhe shkollat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria e Republikës Çeke ka nisur këtë të premte testimin e detyrueshëm për të gjithë punëtoret në fabrikat dhe kompani me më shumë se 50 punonjës, në tentativë për të ulur numrin e lartë të infektimeve që kanë sjellë tejmbushjen e spitaleve në vend

Pothuajse 8300 persona po kurohen në spitalet e Çekisë, një numër rekord që nga nisja e Pandemisë Covid-19. Spitalet rajonale po tejmbushen gjithnjë e më shumë me pacientë të prekur nga Covid teksa qeveria çeke ka vendosur masa të reja kufizuese për të kontrolluar përhaojen e virusit. Nga dita e martë, në vend u mbyllën të gjithë kopshtet dhe shkollat fillore, dhe testimi i punonjësve të kompanive është prioritet.

“Kemi shumë njerëz në fabrika ku është e vështirë të implementohen masat anti-covid. Që të kenë sukses masat kufizuese është thelbësore që të testohen dhe izolohen punonjësit e prekur në fabrika dhe kompanitë e ndyrshme,” – thotë sociologu Daniel Prokop.

Për këtë arsye, është vendosur testimi i detyrueshëm në të gjitha kompanitë me më shumë se 50 punonjës. Në fabrikën e prodhimit të birrës Pilsner Urkuell janë të punësuar mbi 2 mijë persona, 1 mijë prej tyre në degën kryesore të kompanisë.

“Ne kemi nisur testimet vullnetare të punonjësve tanë. Javën e ardhshme do të nisim testimin masiv të të gjithë punonjësve, proces që do të rpëfundojë më 12 mars. Në 14 ditët e ardhshme, mbi 2 milionë punonjës të 10 mijë kompanive çeke do të testohen. Pyetja qendron nëse ky proces do të arrihet në kohë dhe nëse do të jetë e mjaftueshme për të frenuar valën e infektimeve,” – u shpreh drejtori i kompanisë Pilsner Urquell, Rudolf Slehofer.

“Ne gabuam këtu në Çeki duke zgjedhur një strategji të butë krahasuar me shtetet e tjerë. Por situata tashmë ka dalë jashtë kontrolli, kufizimet ishin të vonuara, të pamjaftueshme dhe u hoqën shumë shpejt,” – vijon sociologu Daniel Prokop.

Fokusi kryesor tashmë është vaksinimi i popullësisë, porces i nisur në muajin dhjetor me shtetasit e moshuar.

“Vaksinimi është një ndër hapat që mund të ndihmojë të gjithë vendin në menaxhimin e krizës së shaktuar nga Korona-virusi,” – thotë doktori Marek Stefan.

Deri më tani, 250.000 njerëz, kryesisht të moshuar dhe punonjës shëndetësor, kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. Qeveria çeke kërkon ta përshpejtojë procesin duke hapur qendra të reja vaksinimi në mbarë vendin.

Efikasiteti i masave të reja të vendosura në Çeki do të shihet pas 14 ditësh.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER