Pandemia rrit papunësinë në BE, Unioni vendos objektiv 2030-n për uljen e papunësisë dhe barazinë gjinore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni Evropian publikoi të enjten objektivat e 27 vendeve të unionit për të ulur varfërinë, pabarazinë dhe për të rritur trajnimet profesionale dhe vendet e punës deri në 2030-n si pjesë e një analize ekonomike post-COVID të financuar nga fonde të huazuara bashkërisht.

Rritja e papunësisë si pasojë e pandemisë COVID-19 gjatë viti 2020 solli humbjen e vendin të punës për mbi 114 milionë persona në mbarë botën. Në terma relativë, humbjet e vendeve të punës ishin më të larta për gratë, (5.0 për qind) sesa për burrat, dhe për të punësuarit e rinj (8.7 për qind) sesa për punëtorët më me eksperiencë “. Parashikimi i Organizatës Botërore të Punës (ILO) për 2021-n është “Një Rimëkëmbje modeste me pasiguri të lartë”

“Pavarësisht përpjekjeve të Bashkimit Europian, pandemia i dha fund një trendi 6-vjeçar të rritjes ekonomike. Na nevojiten urgjentisht vende të reja pune, sidomos për të rinjtë, ku për shkak të krizës papunësia u rrit trefish më shumë se sa mesatarja e përgjithshme e papunësisë.

…Po shohim mënyrat se si mund të mbështesim kompanitë dhe punonjësit që po përballen me realitete të reja, na duhet të investojmë më shumë në zhvillimin e profesioneve, sidomos ato dixhitale”, thotw Valdis Dombrovskis, zv. president i komisionit europian:

Synimi i Bashkimit Europian është të rrisë punësimin në 78% deri në 2030-n nga 73% që ishte në 2019-n…të përgjysmojë diferencën që ekziston midis punësimit të grave dhe të meshkujve dhe të ulë numrin e të rinjve që nuk janë të punësuar ose që nuk studiojnë nga 12.6% në 9%, brenda kësaj periudhe kohore

Në dhjetë vitet e ardhshme, Bashkimi Europian synon të ulë edhe numrin e personave në prag të varfërisë në 15 milionë, nga 91 milionë që ishte shifra në 2019-n.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER