BE sanksionon Kinën për herë të parë pas 30 vitesh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për herë të parë në më shumë se 30 vite, Bashkimi Europian ka vendosur të sanksionojë Kinën.

Masat ndaj katër zyrtarëve kinezë dhe një enti vijnë pas akuzave për pretendime të shkeljeve të njeriut ndaj minoritetit mysliman të Ujgurëve të Kinës.

Prej disa muajsh komuniteti ndërkombëtar ka pasur dyshime të forta për abuzime serioze si ndalime arbitrare masive, tortura, indoktrinim politike me dhunë, që po ndodhin në kampet e përqendrimit në krahinën autonome Xingjian.

Kina ka mohuar të gjitha akuzat.

Lëvizja vjen si masa e parë ndëshkuese ndaj Pekinit që prej embargos së armëve të vendosur në 1989, nga 12 vendet e atëhershme anëtare ndaj Kinës, si pasojë e dhunës në Sheshin Tiananmen, masë e cila është në fuqi ende sot e kësaj dite.

Në total, ministrat e jashtëm të BE ranë dakord për sanksionimin e 11 personave dhe 4 enteve përgjegjës për shkelje serioze në Kinë, Korenë e Veriut, Libi, Rusi, Sudani i Jugut dhe Eritre.

Masa u hyri në fuqi të hënën pasi u publikua në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Europian.

Sanksionet përfshijnë ndalimin e udhëtimeve dhe ngrirjen e aseteve në BE.

Mekanizma e re, ose siç njihet ndryshe Akti i Magnitsky, u miratua në dhjetor dhe është përdorur dhe një herë tjetër për të sanksionuar katër zyrtarë rus të përfshirë në procese gjyqësore kundër Alexei Navalny, kryetarit të opozitës në Rusi.

 

Lexoni gjithashtu

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER