Disko edhe në natyrë, spanjollët gjejnë mënyra të reja argëtimi, duke kërcyer jashtë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të Rinjtë e Barcelonës por edhe dashamirësit e muzikës së natës kanë gjetur një mënyrë për të krijuar atmosferën e klubeve edhe në kushtet e pandemisë. Ata vendosën të shijojnë diskotekat në natyrë duke qënë të lirë të shijojnë muzikën.

Qytetarët spanjollë vendosën të mirëpresin ditën e parë të Pranverës duke mbajtur kufje e duke kërcyer në plazhin Mar Bella

përgjatë bregdetit të famshëm të Barcelonës – të gjithë duke respektuar rregulloret e distancimit fizik. Ata që morën pjesë u ndien të lumtur dhe të çliruar.

“Ka qenë e pabesueshme, vërtet e lezetshme. Nuk e prisja që do të kishte kaq shumë njerëz. Në fillim duket një kërcim pak i çuditshëm në mes të Barcelonës dhe njerëzit po ndaleshin për të parë, por është e bukur … është një gjë e shkëlqyeshme të vish një të dielë në mëngjes, të të lidhesh pak me muzikën,” – thotë terapisti Andres.

“Të kërcesh, të ndjesh, të jesh present cdo gjë tjetër zhduket, mendimet cdo gjë largohet. Çdo gjë ka të bëjë me trupin tënd dhe ta ndjesh atë,” – shprehet psikologia Patricia.

Ajo që nisi si një takim argëtues midis miqve është shndërruar tashmë në një event të rregullt çdo të diel në mëngjes, vend i njohur edhe si “Tribu Silent Disco”.

“[Ne pyetëm veten] Çfarë mund të bënim për të lejuar kërcimin tani që ka kaq shumë kufizime? Dhe na erdhi idea te kercenim jashtë dhe me kufje,” u shpreh bashkëthemeluesi i “Silent Disco” Xavi Panella.

Pas gati një vit pandemi të lodhur nga izolimi njerëzit po u përshtaten qoftë rregullave të reja por edhe mënyrave të reja të argëtimit të cilat I presin me më shumë dashamirësi.

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER