Grevë e punonjësve të ‘Amazon’ në Itali, u kërkojnë blerësve të bojkotojnë kompaninë gjatë ditës së sotme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rreth 30-40 mijë punonjës të degës së kompanisë ‘Amazon’ në Itali kanë hyrë në një grevë njëditore të hënën për të kërkuar kushte më të mira nga gjigandi i shitjeve online. Kjo është greva e parë e këtij lloji në Itali dhe përfshin të gjitha degët e shitjes, së bashku me qendrat dhe menaxherët e tij të shpërndarjes.

“Vështirësia është për shkak të presionit që ata gjithmonë vendosin mbi ne, veçanërisht te punonjësit e rinj”, shprehet një punonjës.

Negocimet me menaxherët e kompanisë përfshijnë turnet si dhe kushtet kontraktuale. Në kërkesat e sindikatës publike nënvizohet që shpërndarësve të ‘Amazon’ duhet t’iu përllogaritet norma dhe të përcaktohet numri i pakove që duhet të procesojnë.

“Kemi shumë problem, edhe me ngarkesën në punë. Ecim me një mesatare prej 100-120 pako në ditë dhe madje edhe 180 pako dhe ato duhet që të ndalojnë së vepruari kështu”, ankohet një punonjës tjetër.

Punonjësit grevistë iu kanë bërë thirrje blerësve italianë që të tregojnë solidaritetin e tyre me ta duke mos blerë nga ‘Amazon’ të hënën.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER