Samiti i ministrave të Jashtëm të BE-së, Borrell: Rusia dhe Turqia çështjet kryesore të diskutimeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Rusinë dhe Turqinë janë ndër çështjet kryesore që do të diskutohen në Samitin e Ministrave të Jashtëm të BE-së.

Fillimisht në axhendë ishin të përfshira dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, por mesa duket fokusi i këtij samiti dy ditor do të jenë çështje me emergjente për vendet anëtare.

“Në axhendë kemi kryesisht marrëdhënien me Rusinë, e cila do të diskutohet edhe në Këshillin Evropian gjatë kësaj jave. Kemi përgatitur një raport i cili është publikuar gjatë ditës së djeshme dhe ministrat do të njihen me këtë raport në mënyrë që të përgatisim Këshillin e Bashkimit Evropian. Kështu që Turqia është çështja e parë në axhendë, por në axhendë kemi gjithashtu fqinjët tanë jugorë dhe Rusinë,” – tha Borrell.

Ministrat e jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së kanë miratuar sanksione të reja kundër 11 individëve dhe 4 antiteteve, duke përfshirë dhe ato nga Rusia dhe Kina, të cilat, sipas komunitetit, janë të përfshirë në dhunimin e të drejtave të njeriut.

Etiketimet

Monitorimi i punës së KLGJ dhe KLP, KSHH: Magjistratët hezitojnë të jenë pjesë e strukturave të posaçme

Një ditë më parë Komiteti Shqiptar i Helsinkit organizoi konferencën mbi monitorimin e punës së KLGJ dhe KLP gjatë një vitit, ku e pranishme...

Frika nga varianti Delta, ekspertët e BE kërkojnë ritme më të shpejta vaksinimi

Varianti Delta i COVID-19, shfaqur fillimisht në Indi vazhdon të përhapet. Agjencia shëndetësore e Bashkimit Europian shprehet se varianti shumë i transmetueshëm Delta i COVID-19,...

Një aktivist vrapoi me flamurin e LGBTI në fushën e Mynihut gjatë ndeshjes me Hungarinë

Një aktivist zgjodhi momentin kur ekipi i Hungarisë po këndonte himnin para ndeshjes me Gjermaninë, në Kampionatin Europian për të vrapuar në fushë me...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER