Shtetrrethimeve në Europë do iu vijë fundi në vjeshtë, deklaron themeluesi i BionTech Ugur Sahin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sipas themeluesit të kompanisë që prodhoi vaksinën e parë kundër COVID-19, Ugur Sahin, Europa do ta ketë virusin nën kontroll në fund  të verës.

Në një intervistë për gazetën gjermane Welt Am Sonntag, drejtuesi i BioNtech, u shpreh se Europa do të dalë nga shtetrrethimi këtë vjeshtë.

“Në shumë vende të Europës dhe në Shtetet e Bashkuara, me shumë gjasa nuk do të shohim më shtetrrethime pas verës”, shtoi ai, teksa pohoi se do të ketë mutacione të reja “megjithatë ato nuk do të na trembin”.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur Europa, e veçanërisht Gjermania, janë kritikuar për ritmet e ngadalta të vaksinimit të popullsisë në krahasim me shtete si SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli.

Të premten, Ugur Sahin dhe bashkëshortja e tij Ozlem Tureci, pjesë e ekipit që shpikën vaksinën e parë kundër COVID-19, morën çmimin Kryqin Federal të Meritës nga Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier për meritat e tyre në luftën kundër pandemisë.

Kancelarja Angela Merkel dhe liderët e landeve do të takohen mesditën e së hënës për të diskutuar strategjinë anti-COVID, ku pritet të prezantohen masa të reja kufizuese.

Takimi ishte planifikuar të mbahej për heqjen e masave, por rastet kanë ardhur duke u shtuar për shkak  të variantit të ashtuquajtur britanik.

Gjermania u përpoq të ulte kurbën e infeksioneve duke përshpejtuar fushatën e vaksinimeve, megjithatë deri më tani vetëm 10 për qind e popullsisë ka marrë vaksinën, duke e renditur ekonominë më të madhe të unionit shumë më pas vendeve të tjera të BE.

Lexoni gjithashtu 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Frikë nga ‘Omicron’, BE ndalon udhëtimet nga zonat e rrezikut

Varianti i ri i COVID-19 i konstatuar së pari në Afrikën e Jugut përbën shqetësim për Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Omicron është pikasur tek udhëtarë...

Ende pa autor sulmi me tre të vrarë në Deçan, jashtë rrezikut i plagosuri

Me gjithë impenjimin maksimal të policisë së Kosovës, ende nuk është arritur të zbardhet asgjë mbi sulmin me armë ndaj një autobusi në fshatin...

Demokratët festojnë sot Pavarësinë dhe Çlirimin, Basha homazhe tek Monumenti i Nënës Shqipëri

Kreu i PD-së Lulzim Basha i shoqëruar nga deputetë dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike ka zhvilluar paraditen e sotme homazhe për Ditën...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER