Vala e tretë e infektimeve, Gjermania gati të zgjasë kufizimet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjermania ka shprehur gatishmërinë për të zgjatur dhe shtrënguar masat kufizuese teksa vendi ka hyrë në betejë kundër një vale të tretë të pandemisë sjellë nga variantet e reja.

Kancelarja Angela Merkel dhe liderët e landeve do të takohen mesditën e së hënës për të diskutuar strategjinë anti-COVID.

Takimi ishte planifikuar të mbahej për heqjen e masave, por rastet kanë ardhur duke u shtuar për shkak  të variantit të ashtuquajtur britanik.

Gjermania u përpoq të ulte kurbën e infeksioneve duke përshpejtuar fushatën e vaksinimeve, megjithatë deri më tani vetëm 10 për qind e popullsisë ka marrë vaksinën, duke e renditur ekonominë më të madhe të unionit shumë më pas vendeve të tjera të BE.

“Një analizë e sinqertë a situatës tregon se nuk ka ende një numër të mjaftueshëm dozash në Europë për të ndalur një valë të tretë vetëm përmes vaksinimeve”, tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

Qeveria është vënë në qendër të kritikave për mënyrën sesi ka menaxhuar pandeminë.

Sipas një sondazhi të publikuar të dielën, 60 për qind e popullsisë është kundër masave të reja shtrënguese.

Lexoni gjithashtu 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Mësuesja finlandeze u jep mësim online fëmijëve në kapmin ‘Al-Hol’

Ilona Taimela është personazhi kryesor i një historie që deri më tani është mbajtur sekret. Kjo mësuese nga Finlanda u ofron kurse mësimi në...

Lukashenko akuzon Lituaninë se ka hedhur trupa të pajetë në kufirin me Bjellorusinë

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, akuzoi të hënën autoritetet lituaneze për hedhjen e trupave të pajetë të emigrantëve në kufirin mes dy vendeve. Lituania hodhi...

Presidenti Biden: Varianti i ri i COVID, shkak për shqetësim, jo për panik

Presidenti Joe Biden e quajti variantin e ri të COVID-19 shkak për shqetësim, por jo për panik, ndërsa sqaroi se nuk po konsideronte një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER