1 vit pandemi, Mbretëria e Bashkuar përkujton viktimat e coronavirusit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Edhe pse nën efektin e bllokadës, Mbretëria e Bashkuar ka mbajtur një ditë reflektimi që ka shënuar përvjetorin e kufizimeve të para kundër pandemisë.

Nga punonjësit e sistemit shëndetësor tek ata të stacionit hekurudhor të Londrës, i gjithë vendi heshti në mesditë në nder të viktimave të COVID-19. Të njëjtën gjë bëri edhe Dhoma e Përfaqësuesve.

“12 muajt e fundit kanë marrë shumë jetë njerëzish”, u shpreh kryeministri Johnson në një deklaratë. Ai u bëri ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave.

Që kur Johnson vendosi bllokadën e parë për të penguar përhapjen e coronavirusit më 23 mars 2020, bilanci i vdekjeve është rritur nga 938 në mbi 126 mijë, më i larti në Evropë.

Virusi ka prekur mbi 4.3 milionë njerëz. Sidoqoftë, pas muajsh të tërë menaxhimi kaotik të pandemisë, i ngadaltë për shkak të shkallës së krizës, Britania ka ndërmarrë një nga fushatat e vaksinimit më të suksesshme në botë.

Deri tani, rreth 28 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë të një prej vaksinave kundër sëmundjes, ndërsa 2.3 milionë kanë marrë dozën e dytë.

Një vit më vonë, Mbretëria po përballet me një valë më fatale, që i atribuohet variantit britanik të virusit. Por këtë herë, me shpresën tek vaksina, qytetarët presin që kufizimet të lehtësohen gradualisht brenda qershorit.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER