Samiti i ministrave të BE-së, Borrell: Çështja e Ballkanit do diskutohet në mbledhjen e ardhshme  

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbledhja e ministrave të jashtëm të BE-së, e cila i paraprin mbledhjes së liderëve më të rëndësishëm të Evropës në datat 25-26 mars, ashtu siç ishte parashikuar, nuk rekomandoi si një çështje në agjendë, marrjen e një vendimi për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ministrat u informuan për Ballkanin Perëndimor, në veçanti për ngjarjet e fundit dhe për mbledhjet e Këshillit të Stabilizimit dhe Asocimit si dhe vizitën e fundit në rajon të Përfaqësuesit të Veçantë të Dialogut të Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Do të kemi një diskutim më të plotë për Ballkanin Perëndimor në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave të Jashtëm. Më lejoni të theksoj që Ballkani Perëndimor ka qenë dhe vazhdon të mbetet një prioritet për Bashkimin Evropian”, tha Josep Borrell.

Samiti dy ditor i ministrave të jashtëm u përqendrua tek dhunimi i të drejtave të njeriut dhe vendosja e sanksioneve  ndaj 11 individëve të shpërndarë në 6 vende.

Këshilli i ministrave të jashtëm nuk nxori konkluzione as për Turqinë, e cila do të diskutohet gjatë dy ditëve të ardhshme në samitin e Këshillit të Evropës në të cilën do të marrin pjesë liderët evropianë por edhe ministri i jashtëm turk Cavosoglu.

Shefi i politikës së jashtëm Borrell theksoi se që nga dhjetori i vitit 2020 Këshilli i Evropës ka marrë sinjale pozitive nga lidershipi turk. Megjithëse ishin ndërmarrë hapa për uljen e konfliktit në Mesdheun Lindor, procesi mbetej akoma i brishtë.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER