Sputnik V shkakton krizë politike në Sllovaki, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtohet presioni mbi kryeministrin e Sllovakisë, Igor Matovic për të dhënë sa më shpejt dorëheqjen, i cili shprehet se nuk do të largohet pa u përmbushur disa kushte, duke përfshirë lejimin e qëndrimit në kabinet.

Kreu i qeverisë është përplasur me partnerët e koalicionit që në kohën kur ai bleu pa miratimin e tyre vaksinën ruse Sputnik V.

Sllovakia është shteti i dytë në Bashkimin Evropian  pas Hungarisë i cili ka blerë vaksinën ruse e cila ende nuk është miratuar zyrtarisht nga Agjencia Evropiane e Barnave.

“Në prapavijë, duket gjithashtu se blerja e vaksinës Sputnik V ishte më tepër për të forcuar pozicionin e tij kundër partnerëve të koalicionit, ku paraqitet si shpëtimtari i vendit i cili është një nga shtetet me nivelet më të larta të vdekjeve. Dhe gjithashtu kërkesa për dorëheqje dëshmon edhe një herë  faktin se kjo çështje tani është bërë shumë personale”, tha Philipp Köker, studiues në Universitetin Hanover.

Kryeministri ka mbrojtur marrëveshjen për të blerë rreth 2 milionë vaksinat Sputnik V, duke thënë se kjo do të përshpejtojë programin e vaksinimit të vendit, por aleatët e tij në qeveri thonë se masa hedh dyshime mbi ideologjinë pro-perëndimore të Sllovakisë.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER