Vizita e parë e Blinken në Evropë, takohet me ministrat e Jashtëm të NATO-s dhe zyrtarë të lartë të BE-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti në Bruksel ku pritet të takohet me ministrat e Jashtëm të NATO-s dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Blinken u mirëprit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ku se bashku vlerësuan frymën e re te bashkëpunimit dhe renditen sfidat me të cilat përballen aleatet si: Kina, Rusia dhe siguria kibernetike. 

Duke folur në vizitën e tij të parë në selinë e NATO-s, Blinken tha se aleanca ishte në një “moment kryesor” në përballen me kërcënimet në të gjithë botën, përfshirë dhe ndryshimin e klimës.

Sekretari amerikan i shtetit u zotua për të “rindërtuar dhe ringjallur” raportet me aleancën ushtarake të NATO-s dhe për të ndarë planet amerikane për çdo tërheqje të mundshme nga Afganistani.

Blinken do të takohet po ashtu edhe me Presidenten e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen me të cilët do të ndalet në çështje të tilla si pandemia, rimëkëmbja ekonomike dhe përpjekjet për të forcuar demokracinë.

“Takimet në Bruksel rikonfirmojnë angazhimin e SHBA-së me aleatët dhe partnerët tanë europiane në agjendën tonë të përbashkët”,  thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER