Marrëdhëniet BE-Turqi, Greqia apel Unionit: Qasje e dyfishtë ndaj Ankarasë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bashkimi Evropian duhet të sigurojë një “implementim të besueshëm” të qasjes së dyfishtë në marrëdhëniet me Turqinë, duke kombinuar perspektivën e thellimit të marrëdhënieve tregtare me kërcënimin për sanksione ekonomike.

Deklarata është bërë të mërkurën nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, pas një takimi me presidentin qipriot Nikos Anastasiades.

Liderët e BE-së pritet të mblidhen në një samit këtë javë për t’u prononcuar lidhur me ofertën për marrëdhënie të ngushta ekonomike, por dhe me kërcënime nëse Ankaraja lëviz kundër interesave të bllokut.

Por Greqia ka një seri mosmarrëveshjesh me Turqinë, përfshirë atë për ishullin e ndarë etnikisht të Qipros.

“Me presidentin e Qipros ramë dakord se në samitin e Këshillit Evropian, dy vendet tona dhe Unioni si i tërë duhet të insistojnë në implementimin e një qasjeje të dyfishtë, mbi të cilën të bien dakord të gjithë dhe që të reflektohet në përfundimet që do të arrijë samiti; qasja me dy pista e BE-së ndaj Turqisë”, u shpreh Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.

Samiti i së enjtes do të diskutojë mbi një raport të hartuar nga shefi i Politikës së Jashtme, Josep Borrell dhe Komisioni Evropian, që u publikua të martën e që bën thirrje për modernizimin dhe ekspansionin e lidhjeve aktuale doganore mes BE-së dhe Turqisë.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER