Bavaria blen ‘Sputnik V’, Landi gjerman, marrëveshje për 2.5 mln doza brenda korrikut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Landi i Bavarisë do të blejë 2.5 milionë doza të vaksinës ruse “Sputnik V”, nëse ajo aprovohet nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri i rajonit gjerman, Markus Soeder, i cili tha se blerja do të bëhet në korrik.

“Ministri bavarez i Shëndetësisë erdhi tek unë disa ditë më parë dhe më tregoi draftin e një kontrate që do të nënshkruhet sot me një kompani, që do të shpërndajë vaksinat “Sputnik” nëse ato aprovohen në Evropë. Më pas Bavaria do të punojë me këtë kompani dhe do të blejë 2.5 milionë doza në qershor, në mënyrë që të rrisë kapacitetet e rajonit”, u shpreh Markus Soeder.

Më herët, kancelarja Angela Merkel mbështeti kërkesat për një bllokadë të shkurtër por të ashpër në Gjermani, për të frenuar kuotën në rritje të infektimeve me COVID-19.

“Çdo apel për një bllokadë të shkurtër dhe të rreptë është apeli i duhur. Është gjithashtu e rëndësishme që të kemi një qasje të unifikuar në gjithë Gjermaninë, pasi po flasim për masa dhe veprime të përbashkëta, gjë që do të ishte e dëshirueshme”, tha Ulrike Demmer, zëdhënëse e qeverisë së Gjermanisë

Gjermania po përpiqet t’i bëjë ballë valës së tretë të pandemisë dhe liderë të shumtë rajonalë kanë bërë thirrje për një izolim të tillë, teksa vendi përpiqet të vaksinojë sa më shumë njerëz.

 


Etiketimet

Bllokimi i fluturimeve në Rinas, Rama: Meta dhe Berisha duan të kthejnë kaosin në vend

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e zonës në Dropullit në Gjirokastër u shpreh se me bllokimin e punës në aeroportin “Nënë...

Inter shkon në 11 pikë, thellon diferencën me ndjekësit dhe afrohet me titullin

Inter ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sasuolos, duke triumfuar në shifrat 2-1 e duke thelluar diferencën me vendin e dytë në 11...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER