Dhunë në Irlandën e Veriut, zjarr makinave dhe sulme ndaj policisë në Belfast, reagon Johnson

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Makinave iu vu zjarri, ndërsa persona të maskuar sulmuan me bomba molotov një furgon policie në natën e radhës të protestave në Irlandën e Veriut, për shkak të rritjes së tensioneve post-Brexit në këtë rajon.

Skenat e dhunës zgjasin prej ditësh dhe nuk kanë qenë të pakta rastet kur oficerë të policisë kanë mbetur të lënduar.

Vetëm natën mes së mërkurës dhe së enjtes, 8 agjentë mbetën të plagosur.

Protestat e dhunshme vijnë pas rritjes së zemërimit të sindikalistëve pro-britanikë për barrierat e reja post-Brexit të vendosura mes Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar.

Rajoni i qeverisur ende nga britanikët është thellësisht i ndarë në linja sektare, kur kanë kaluar 23 vjet nga marrëveshja e paqes që i dha fund tre dekadave gjakderdhje.

Shumë nacionalistë katolikë synojnë të bashkohen me Republikën e Irlandës, ndërsa sindikalistët protestantë dëshirojnë të mbeten pjesë e Mbretërisë.

Të enjten e 8 prillit, qeveria e rajonit bëri bashkërisht thirrje për qetësi, duke i dhënë fund ditëve të shumta të karakterizuara nga mosmarrëveshje mbi shkaqet e protestave.

Kryeministrja pro-britanike, Arlene Foster u tha ligjvënësve se problemet politike kërkojnë zgjidhje politike dhe jo akte dhune.

Edhe zëvendësja e saj, nacionalistja irlandeze Michelle O’Neill u bëri thirrje liderëve të partive politike në vend që të qëndrojnë të bashkuar përballë dhunës.

Thirrjeve iu bashkua edhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, i cili u shpreh shumë i shqetësuar nga eventet e fundit, sidomos nga sulmet ndaj policisë.

 


Etiketimet

Dhunë në Irlandën e Veriut, zjarr makinave dhe sulme ndaj policisë në Belfast, reagon Johnson

Makinave iu vu zjarri, ndërsa persona të maskuar sulmuan me bomba molotov një furgon policie në natën e radhës të protestave në Irlandën e...

Pandemia thellon vështirësitë e komunitetit rom, fëmijët braktisin shkollën

Në orët e paradites kur nxënësit duhet të jenë në shkollë, një pjesë e fëmijëve të komunitetit Rom i gjen në oborret e shtëpive. “Unë...

“Të lirohen kontrollorët”, Unioni Europian: Reagimi i policisë të kujton një të shkuar staliniste

Unioni Europian i Kontrollorëve ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të kontrollorëve që u arrestuan nga policia. Në një komunikatë për shtyp, unioni shpreh shqetësim për...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER