Suedia lehtëson masat për qytetarët që janë vaksinuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Agjencia e Shëndetit Publik të Suedisë thotë se disa kufizime të COVID-19 do të lehtësohen për ata qytetarë që janë vaksinuar.

Njerëzit e moshuar që kanë bërë dozën e parë të vaksinës mund të shoqërohen me njerëz jashtë rrethit të tyre të ngushtë tre javë pas marrjes së injektimit.

“Ndryshimet përfshijnë lejimin e njerëzve të vaksinuar të kalojnë kohë me fëmijë dhe nipër e mbesa duke mos mbajtur distancë, me kusht që të mos kenë simptoma”, thuhet në deklaratën e Agjencisë së Shëndetit Publik.

“Pasi të ketë përfunduar vaksinimi i personave të moshuar dhe kontaktet e tyre shtëpiake, si dhe personeli i kujdesit shëndetësor që punon ngushtë me këtë grup rreziku, aktivitetet e përbashkëta në shtëpi të specializuara dhe aktivitete të kujdesit ditor mund të rifillojnë,” thuhet më tej në njoftim.

Vonesa tre javore derisa qytetarët të mund të shoqërohen, është përdorur si udhëzim sepse trupi do këtë kohë për të zhvilluar një nivel të mirë mbrojtjeje.

Autoritetet shtuan se “njerëzit e vaksinuar duhet ende të shmangin hapësirat publike të mbingarkuara”.

Rreth një në pesë shtetas suedezë deri më tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës COVID-19, por autoritetet po paralajmërojnë që lehtësimi i kufizimeve do të mbetet “gradual”.

Rreth 400 pacientë me COVID-19 aktualisht janë duke u trajtuar në njësitë e kujdesit intensiv në spitalet në të gjithë Suedinë, duke përfshirë një numër në rritje të rasteve tek fëmijët dhe të rriturit e rinj.

Stokholmi ka synuar vaksinimin e të gjithë të rriturve deri më 15 gusht, por plani është goditur nga vonesat e furnizimit dhe tërheqja e Johnson & Johnson nga BE.

Lexoni gjithashtu:

Procesi i vaksinimit, disa shtete vendosin të japin një dozë për disa raste, Suedia ‘zhbllokon’ AstraZeneca

AstraZeneca më shumë efekte anësore se Pfizer, ankohen punonjësit shëndetësorë në Francë, Gjermani dhe Suedi

Etiketimet

Gjermania drejt zgjedhjeve, tre kandidatët për kancelarë përballen në debatin e fundit televiziv

Përpara zgjedhjeve të 26 shtatorit, tre kandidatët që synojnë të pasojnë kancelaren Angela Merkel u përballën në debatin e tretë dhe të fundit televiziv....

Të shtëna me armë në një universitet të Rusisë, evakuuohet kampusi

Një universitet publik në lindje të Rusisë u evakuua mëngjesin e sotëm pas disa të shtënave me armë. Agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti raportoi...

Qeveria e Kosovës ndalon hyrjen e automjeteve me targat e Serbisë, nis zbatimi i vendimit

Vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë sa u takon targave të automjeteve ka ndezur situatën në veri të Kosovës. Sipas vendimit të ministrit Xhelal Sveçla, të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER