KE refuzon ‘AstraZeneca’, Komisioni heq dorë nga plani për 100 mln vaksina opsionale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni Evropian deklaroi të enjten se nuk do të zgjedhë të blejë 100 milionë doza shtesë të vaksinës së “AstraZeneca”, pavarësisht se kjo përfshihet në kontratën që BE ka nënshkruar me kompaninë.

Një zëdhënës tha në një konferencë shtypi se afati për të ushtruar të drejtën për blerjen tashmë ka skaduar dhe Unioni nuk planifikon ta rinovojë atë.

Komisioni ka porositur 300 milionë doza nga “AstraZeneca” në kuadër të një kontrate prej 400 milionë dozash, 100 milionë prej të cilave janë opsionale.

Më herët, Brukseli ka paralajmëruar edhe ndërmarrjen e nismave ligjore ndaj kompanisë, për shkak të vonesave në shpërndarjen e saj.

“Çfarëdo hapash që të merren ndaj “AstraZeneca”, ato do të ndërmerren nga Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare në kuadër të një strategjie që duhet ta implementojmë së bashku. Sa i takon çështjes së vaksinave, ne po shqyrtojmë të gjitha opsionet që na ndihmojnë të garantojmë shpërndarjen e tyre në kohë”, u shpreh Stefan de Keersmaecker, zëdhënës i Komisionit Evropian.

Deklarata e Komisionit Evropian vjen në një kohë kur disa vende evropiane si Danimarka e kanë braktisur vaksinën e ofruar nga kompania anglo-suedeze, ndërsa të tjera kanë shtyrë procesin e vaksinimit me të, në pritje të rezultateve të mëtejshme mbi lidhjet mes dozave dhe mpiksjes së gjakut.

 

 

 

 

Etiketimet

Sopranoja Ermonela Jaho: Në momentin që nuk do kem emocione, do ta lë këtë zanat

“Në momentin që nuk do kem emocione unë do ta lë këtë zanat”. Kështu u shpreh për Euronews Albania, sopranoja e njohur Ermonela Jaho...

‘Grusht shteti brenda partisë’, Bejko dhe Bumçi përplasen për përjashtimin e Berishës

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko debatuan në Euronews Albania sa i takon legjitimitetit të vendimit...

‘S’mund të jetojmë dot pa artin’, Ermonela Jaho tregon emocionet në Teatrin e Operas dhe Baletit

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se gjatë performancës së saj në Teatrin e Operas dhe...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER