Anulohet Oktoberfest, gjermanët të dëshpëruar, por mirëkuptues ndaj autoriteteve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Eventi i përvitshëm Oktoberfest, festivali më i madh i birrës në botë, nuk do të mbahet për të dytin vit rresht për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Lajmin e bëri të ditur ditën e hënë kryeministri i landit gjerman të Bavarisë.

Oktoberfest tërheq çdo vit në Mynih deri në 6 milionë vizitorë, shumica e të cilëve udhëtojnë nga jashtë vendit.

Njerëzit ulen në tryeza të gjata e të përbashkëta për të shijuar birrën, salsiçet dhe ushqime të tjera, si dhe për të dëgjuar bandat muzikore.

Banorët e Mynihut u shprehën të dëshpëruar për kalimin e një tjetër viti pa festivalin e famshëm, por thanë se i kuptojnë masat.

Banakierët dhe kamerierët, që pritet të humbasin financiarisht, thanë se i kanë varur shpresat e tyre tek viti i ardhshëm.

Për kryeministrin bavarez,  Markus Soeder, vendimi ishte i nevojshëm, pasi eventi bartte rreziqe të mëdha për shkak të përmasave të tij dhe situatës aktuale nga coronavirusi.

“Ekziston gjithashtu rreziku që të shohim skena kaotike, pasi në festat klasike të birrës, masa si distancimi social apo mbajtja e maskës nuk mund të imponohen. Prandaj rekomandohet që këtë vit të anulohen festivalet e mëdha”, u shpreh Markus Soeder, kryeministër i landit të Bavarisë.

Gjermania ka vaksinuar mbi 28 për qind të popullsisë së saj. Me vaksinimet që po avancojnë dhe infeksionet që po bien shpresohet që kufizimet e rivendosura në nëntor dhe të përforcuara javën e kaluar të hiqen së shpejti.

Këtë vit Oktoberfest ishte planifikuar të mbahej nga 18 shtatori deri më 1 tetor.

Lexoni gjithashtu:

Oktoberfesti në rrezik

Etiketimet

Do ju ndihmojmë me integrimin, thotë ambasadori çek

Jemi gati të ndihmojmë Shqipërinë drejt integrimit sapo të marrim presidencën e Këshillit të BE-së, u shpreh ambasadori i Çekisë në Tiranë, Jaroslav Ludva...

Helmimi nga plumbi, mjeku Alimehmeti: Fëmijët e moshës nga 0-5 vjeç më të rriskuar

Fëmijët e moshës nga 0-5 vjeç janë shumë të rriskuar për t’u helmuar nga plumbi, thotë mjeku Ilir Alimehmeti. Në studion e “Mirëmëngjes” ai tha...

Kukulla e ‘Squid Game’ në një park në Korenë e Jugut, tërheq vizitorë të shumtë

Fansat e serialit “Squid Game” po i drejtohen një parku në Korenë e Jugut për të parë kukullën e serialit në përmasa reale. Kukulla e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER