‘Si në kohët e vjetra’, në Greqi rihapen baret e restorantet, gati për sezonin turistik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas gjashtë muajsh të mbyllur, restorantet, baret dhe kafenetë në Greqi kanë nisur të presin klientët e parë.

Një rihapje e cila shpresohet se do t’u japë bizneseve një nxitje shumë të nevojshme në një ekonomi, e cila është gjunjëzuar nga pandemia.

Në orët e para të rihapjes u pa se ishin vendosur tabelat njoftuese duke paralajmëruar se në secilën tryeze lejohen vetëm gjashtë persona. Disa pronarë shprehen se klientët kishin bërë rezervime paraprakisht.

Qytetarët grekë ndihen të lumtur t’i rikthehen paksa normalitetit të shkojnë në restorante, taverna plazh dhe kafene.

“Kur ata më sollën gotën me ujë (në tryezë) mendova,” është përsëri si kohërat e vjetra.

Është shumë mirë, shprehet  Grigoris Kirlidis ndërsa shijonte kafenë në një bar në natyrë në Athinë.

Hapja e vendit nisi pas fundjavës së Pashkës Ortodokse pasi për shkak të kufizimeve të udhëtimit jashtë komunave  shumë banorë u ndaluan të udhëtonin në fshatra ose shtëpi verore siç është tradita.

Shteti fqinj po lehtëson masat e izolimit,  ndërsa planifikon të hapë zyrtarisht sezonin turistik në 15 maj, një sektor jetik për ekonominë dhe tashmë ka hapur kufijtë për shtetasit nga disa vende, nëse ata kanë një test negativ covid ose nëse janë vaksinuar.

“Ne jemi të lumtur që (më në fund) u hapëm pas gjashtë muajsh, besojmë se hapja e restoranteve sinjalizon hapjen e turizmit … dhe shpresojmë që të mos mbyllemi përsëri por që të qëndrojmë kështu me ndihmën e vaksinimeve dhe vetë-testimeve”, shprehet  Panagiotis, kamerier në një kafene plazhi.

Paketat e vetë-testimit në shtëpi janë shpërndarë gjerësisht në publik dhe qeveria ka përshpejtuar fushatën e saj të vaksinimit, duke hapur më shumë qendra vaksinimi.

Në një vend me 11 milionë banorë, më shumë se tre milion kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Ndonëse muajt e fundit ka pasur nivele të larta të të infektuarve sipas autoriteteve situata po stabilizohet.

Etiketimet

Piktura e artistit spanjoll Pablo Picasso shitet në ankand për 103.4 mln dollarë

Një pikturë e realizuar nga Pablo Picasso u shit për 103.4 milionë dollarë gjatë një ankandi të zhvilluar në New York duke thyer të...

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER