Gjermania bëhet gati për certifikatën e vaksinimit, Suedia ende me kufizime

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndërsa gjithnjë e më shumë vende kanë lehtësuar masat kufizuese anticovid në të njëjtën kohë shtohen edhe shqetësimet.

Mbretëria e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar bashkohet me nismën e Italisë, duke premtuar një hetim për mënyrën sesi qeveritë kanë menaxhuar pandeminë. Britania e Madhe ka një nga numrat më të lartë të viktimave nga coronavirus duke u renditur shteti i pestë në botë me mbi 127,000 të vdekur.

“Mes një tragjedie të tillë, shteti ka një detyrim të shqyrtojë veprimet e tij sa më rigorozisht dhe sa më sinqerisht që të jetë e mundur, dhe të mësojë çdo mësim për të ardhmen, prandaj unë gjithmonë kam thënë që kur është koha e duhur, duhet të ketë dhe hetim të pavarur”, u shpreh Boris Johnson.

Danimarkë

Ndërkohë misioni për t’u hapur në mënyrë të sigurt pas kufizimeve vazhdon. Në Danimarkë një aplikacion i telefonisë mobile që tregon rezultatet e fundit të testeve dhe që tregon nëse ata janë vaksinuar plotësisht po përdoret në këtë bar për të lejuar klientët të hyjnë.

“Padyshim që pasaporta e COVID- 19 është një kufizim që mund të parandalojë njerëzit të lëvizin, por sinqerisht mendoj se pas katër muaj e gjysmë bllokimi, të paktën në Kopenhagë, njerëzit do të bëjnë gjithçka për të shkuar për të marrë një birrë dhe ushqime”, tha Mikkel Bjergso.

Gjermania

Gjermania gjithashtu është vendosur të lëshojë së shpejti certifikatën e saj të imunitetit digjital duke e bërë më të lehtë për të provuar se një person është vaksinuar plotësisht. Sidoqoftë qëllimi është që ai të jetë në përputhje me një sistem të certifikimit të vaksinave që po zhvillohet nga Bashkimi Evropian.

“Nëse do të arrijmë të bëjmë këtë për BE në javët e ardhshme, atëherë ka të ngjarë të vendosim një pikë referimi global, sepse ne jemi rajoni i parë në botë, i cili nuk arrin aspak të ketë një zgjidhje kombëtare, por një  zgjidhje që është ndërkombëtare. As SHBA nuk e kanë diçka të tillë”, deklaroi Jens Spahn, Mimnistri gjerman i Shëndetësisë.

Ndryshe nga sa ishte planifikuar më parë, Suedia nga ana tjetër po vonon lehtësimin e masave COVID, kjo për shkak të përhapjes së lartë të infeksionit dhe presionit  së lartë në kujdesin shëndetësor.

Lexoni gjithashtu:

Vaksinat e prodhuara nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna janë efektive kundër llojit të ri indian, thotë EMA

Gjermania publikon rregullat e reja anti-COVID, masat për qytetarët që udhëtojnë nga vendet me rrezik

Etiketimet

Gjermania drejt zgjedhjeve, tre kandidatët për kancelarë përballen në debatin e fundit televiziv

Përpara zgjedhjeve të 26 shtatorit, tre kandidatët që synojnë të pasojnë kancelaren Angela Merkel u përballën në debatin e tretë dhe të fundit televiziv....

5 të vdekur nga sulmi me armë në një universitet në Rusi

Një sulm me armë në një universitet në lindje të Rusisë la sot 5 të vdekur dhe 6 të plagosur. Ngjarja ndodhi në Universitetin e...

Qeveria e Kosovës ndalon hyrjen e automjeteve me targat e Serbisë, nis zbatimi i vendimit

Vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë sa u takon targave të automjeteve ka ndezur situatën në veri të Kosovës. Sipas vendimit të ministrit Xhelal Sveçla, të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER