Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të fushatës së vaksinimit me Pfizer, Moderna apo AstraZeneca, sipas studimit Instituti italian i Shëndetit (ISS).

Studimi i parë i këtij lloji i kryer nga një shtet i BE mbi impaktin e mirëfilltë të fushatës së imunizimit u krye nga Instituti italian i Shëndetit (ISS) dhe Ministria e Shëndetësisë mbi 13.7 milionë të vaksinuar në mbarë botën.

Shkencëtarët filluan të studiojnë të dhënat që nga dita e parë që Italia nisi vaksinimet – nga 27 dhjetori deri më 3 maj 2021.

Studimi zbuloi se risku i infektimit dhe fatalitetet nga COVID-19 qenë në rënie progresive dy javë pas nisjes së vaksinimeve.

“35 ditë pas dozës së parë ka një reduktim prej 80 për qind në numrin e infektuarve, 90 për qind në shtrime të reja në spitale dhe 95 për qind në vdekje”, deklaron ISS, duke shtuar se e njëjta dukuri është vërejtur si tek burrat ashtu edhe tek gratë.

“Këto të dhëna konfirmojnë efikasitetin e fushatës së vaksinimeve dhe nevojën për të pasur një mbulim sa më të madh të popullsisë për t’i dhënë fund emergjencës”, tha presidenti i institutit Silvio Brusaferro.

Në mesin e 14 milionë personave pjesë e këtij studimi, 95 për qind kishin marrë të dy dozat e Pfizer dhe Moderna, ndërsa asnjë prej tyre nuk kishte marrë ende dozën e dytë të AstraZeneca.

Deri më tani, Italia ka ndjekur rekomandimet e prodhuesve të vaksinave, duke dhënë dozën e dytë të Pfizer tri javë pas të parës, dozën e dytë të Modernës pas 4 javësh dhe atë të AstraZeneca pas 12 javësh.

Rreth 8.3 milionë italianë, ose 14 për qind e popullsisë, janë imunizuar ndërsa rreth 10 milionë kanë marrë një dozë.

Lexoni gjithashtu

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER