Ligji i punës në Greqi, qytetarët në protestë: Të anulohet, pasi zhbën të drejtat tona

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mijëra qytetarë grekë shprehën kundërshtimin e tyre ndaj projektligjit të Ministrisë së Punës. Pjesëmarrja e njerëzve në grevën e përgjithshme dhe marshimin drejt Parlamentit kundër draftit për punën, të promovuar nga qeveria greke ishte masive.

Tre sindikatat më të mëdha dhe qindra të vogla mbushën rrugët e Athinës që prej orëve të mëngjesit.

“Nuk mund të lejojmë që të bëjmë një jetë ku nuk mund të ndërthurim familjen me punësimin. S’mund të lejojmë që shëndeti ynë mendor dhe fizik të përkeqësohet për shkak të këtyre kushteve të papranueshme”, tha një qytetare.

“Ky ligji duhet të zhbëhet, është ligj mbeturinë. Është me mandatin e BE-së. Ata u përpoqën ta miratonin atë vite më parë dhe tani gjetën mundësinë”, u shpreh një qytetar.

Njerëz të të gjitha moshave morën pjesë në marshim, me shumë prindër që kishin marrë me vete edhe fëmijët. Ritëm, daulle dhe këngë dominuan manifestimin, me njerëzit që protestuan në mënyrë paqësore. Të pranishëm ishin edhe krerë të partive politike, mes të cilëve spikaste Alexis Tsipras.

Përveç autobusëve, të gjitha mjetet e tjera të transportit kishin shpallur një grevë 24-orëshe, ndërsa anijet qëndruan të ankoruara në portet e vendit.

Euronews në Athinë konfirmoi se punëtorët janë gati të luftojnë deri në fund për të parandaluar që drafti i qeverisë të kthehet në ligj. Ata thonë se, nëse kjo ndodh, atëherë të drejtat e mbetura të punës që janë ende në fuqi pas memorandumeve do të zhbëhen.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER