Pandemia COVID-19 “favorizoi” organizatat kriminale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zyra e BE kundër mashtrimeve financiare, OLAF, u përball me një sfidë të re në 2020-n. Krahas luftës ndaj mashtrimit tradicional me fondet e Unionit, institucionit iu desh të përballej me mashtruesit që përpiqen të përfitojnë nga pandemia.

Gjithsej, agjencia identifikoi mbi 1 mijë biznese të dyshimta dhe kontribuoi në sekuestrimin e miliona mallrave të falsifikuara si maska, anti-bakterialë dhe pajisje mjekësore, të rrezikshme për shëndetin.

“Kjo u verifikua në fillim të pandemisë. Me shitjen e maskave të falsifikuara patëm shumë probleme në shumë shtete anëtare. Nevoja për maska ishte e madhe dhe njerëzit nuk kishin. Për pasojë, morën të falsifikuara. Por duke qenë se nuk ishin origjinale, ato ishin cilësi e keqe”, tha Ville Itälä, drejtor i OLAF.

OLAF mbylli mbi 200 hetime dhe rekomandoi rikuperimin e 293 milionë eurove në fonde publike. Agjencia normalisht i mban të fshehta hetimet, por në shkurt ajo i publikoi ato për të paralajmëruar vendet anëtare për mashtrimet me vaksinat.

Asokohe BE përballej me një mungesë të theksuar dhe kriminelët vendosën kontakte në 16 vende anëtare, por pa pasur sukses.

“Menjëherë sapo nisën vaksinimin e njerëzve, persona të dyshimtë bënë përpara dhe prodhuan vaksina false për t’ua ofruar autoriteteve. Në total u arrit në 1.2 miliardë doza. Kjo do të thotë 16 miliard dollarë si çmim fillestar, gjë që tregon se sa i madh ishte mashtrimi. Dhe ofertat dukeshin tërësisht reale”,  shtoi ai.

Këtë vit agjencia përballet me një detyrë tjetër: shpërndarjen e fondeve të rikuperimit.

OLAF kërkon më shumë koordinim me vendet anëtare dhe Zyrën e re të Prokurorit Publik Evropian për të luftuar mashtruesit që luajnë me fondet publike

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER