Të paktën 4 muaj prapa hekurave, dënohet personi që qëlloi me shuplakë Macron

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Personi që akuzohet se qëlloi me shuplakë presidentin francez Emmanuel Macron gjatë një vizite në juglindje të Francës më herët gjatë javës do të qëndrojë të paktën 4 muaj prapa hekurave pasi u dënua me 18 muaj.

“28-vjeçari i identifikuar si Damien T, ka pranuar gjatë seancave se ka goditur kreun e shtetit, duke shqiptuar fjalë denoncuese ndaj politikës”, tha prokurori publik Alex Perrin në një deklaratë.

I dyshuari, i njohur si komponent i “jelek-verdhëve”, një lëvizje me bindje të thella të djathtës ekstreme, tha se kishte vepruar “instinktivisht” për të “pakënaqësitë e tij”.

Përpara se ta qëllonte, i dyshuari u dëgjua teksa bërtiti “Poshtë Macron!”

Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, i njohur me inicialet Arthur C., policia ka gjetur një kopje të librit të Adolf Hitlerit “Mein Kampf” dhe dy flamuj, një të komunistëve dhe një  tjetër të revolucionit rus.

Incidenti ka shkaktuar indinjatë në të gjithë vendin.

Duke folur në Asamblenë Kombëtare, kryeministri francez Jean Castex tha: “Përmes kreut të shtetit, kjo është demokracia që është shënjestruar”.

Komentet nxitën duartrokitje të forta nga ligjvënësit nga të gjitha partitë politike.

Damien T. dhe bashkëpunëtori i tij Arthur C. u arrestuan menjëherë pas incidentit dhe mbi ta rëndon akuza “dhunë pa pasoja të rënda ndaj një personi që mban autoritet publik”.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER