Bie fluksi i azilkërkuesve në Greqi, ashpërsimi i politikave kundër emigracionit jep rezultat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në veri-lindje të lumit Evros, që ndan Turqinë me Greqinë, policia greke patrullon çdo ditë për të parandaluar hyrjen në territorin e saj të emigrantëve të parregullt.

Kjo është gjithashtu zona ku shteti grek ka vendosur një arsenal masash, përfshirë kamera, radarë dhe një gardh metalik të gjatë 40 km.

“Për të kontrolluar fluksin e emigrantëve në rajon, një gardh i ri po ndërtohet ndërsa ai ekzistues po përforcohet në zonën e Kastanies. Në jug të rajonit të Evrosit ai shtrihet 27 kilometra dhe arrin deri në 5 metra lartësi”, thotë Dimosthenis Kamargios, oficer i policisë greke.

Por, ndërsa i gjithë rajoni kufitar është rreth 200 km i gjatë, policia greke ka marrë masa shtesë si dronë dhe pajisje dëgjimi me rreze të gjatë, të njohur si topa dëgjimi, që kanë shkaktuar debate të shumta.

“Pajisja e dëgjimit me rreze të gjatë nuk është një top. Është një pajisje që prodhon tingullin e një sirene me intensitet të lartë, që synon parandalimin e emigracionit”, shprehet oficeri Kamargios.

Mbi 170 azilkërkues dhe 40 trafikantë qeniesh njerëzore janë arrestuar në zonën e Evrosit në tri javët e fundit.

Ministria greke e Emigracionit deklaron se ashpërsimi i politikave ka çuar në një rënie dramatike të ardhjes së emigrantëve.

Etiketimet

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë: S’do rritje të çmimit të abonesë dhe biletës

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë, Enton Punavia deklaroi për Euronews Albania se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës apo abonesë...

“Mësova shqip për dy vjet”, ambasadori austriak: Shijoj mikpritjen shqiptare dhe ushqimin

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner ka treguar për emisionin “Mirëmëngjes” se ka filluar të mësojë gjuhën shqipe dy vite më parë. Gjatë intervistës me...

‘Asnjë përmirësim në fushën e medias’, ambasadori austriak: S’duhet të ndërhyjë qeveria apo biznesi

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” se vitin e fundit në Shqipëri nuk ka pasur asnjë përmirësim në fushën...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER