Italia ndalon përdorimin e vaksinës AstraZeneca nën 60 vjeç pas vdekjes së një adoleshenteje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria italiane ka bërë të ditur këtë të premte se do të ndalojë së përdorur vaksinën AstraZeneca për personat nën 60 vjeç.

Vendimi është marrë pasi një adoleshente ndërroi jetë nga mpiksja e gjakut rreth dy javë pas injektimit të dozës së vaksinës kundër COVID-19.

“AstraZeneca do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç”, tha komisioneri special i vendit për COVID, Francesco Figliuolo gjatë një konference për mediat.

Camilla Canepa, 18 vjeçe, vdiq këtë të mërkurë pasi kishte marrë vaksinën më 25 maj, duke nxitur më tej debatin në Itali mbi përdorimin e vaksinës anglo-suedeze.

Edhe më parë janë ngritur shqetësime se përdorimi i kësaj vaksine shkakton mpiksje të gjakut por autoritet shëndetësore evropiane i hapën rrugën injektimit për të gjitha moshat.

 

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER