‘Makinat janë varësi’: Si po kthehet Lisbona në një qytet të gjelbër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Estufa Fria është një pasuri e fshehur në mes të Lisbonës kaotike. Ky kopsht botanik fton vizitorë nga e gjithë bota, të bëhen pjesë e botës së tij të gjallë bimore.

Vitin e kaluar, artisti belg, Nicolas Lamas, tentoi të instalonte skulpturën e tij “Iluzioni i Qëndrueshmërisë” pikërisht në këtë vend. Tema kishte të bënte me thyeshmërinë e ekzistencës së njeriut dhe faktin se si ne nuk e kontrollojmë dot botën, sado dëshirë kemi të mendojmë se mundemi.  Por fatkeqësisht dhe për ironi të fatit, vepra u shkatërrua nga një stuhi e fuqishme përpara se të mund të shfaqej për publikun.

Pamje nga sera e ftohtë, Estufa Fria, Lisbonë. © Unsplash

Sidoqoftë, vlerat nuk u harruan, aq më pak nga një vend si Lisbona që vitin e shkuar u shpall ‘Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës’.

Estufa Fria është një serë e ftohtë që zë një hapësirë prej rreth 1.5 hektarësh, e cila përmban bimësi, liqene, ujëvara dhe arkitekturë të veçantë që të gjitha së bashku formojnë një ekosistem që është kujdesur për planetin dhe veten e saj për qindra vite. Por, e vërteta është se qyteti që gjendet rreth e rrotull saj, nuk ka pasur të njëjtën gjë në mendje, të paktën deri pak kohë më parë.

Jashtë ndodhet Parku Eduardo VII, – i cili sapo është restauruar dhe kthyer në mushkëritë e qytetit.

Makinat janë një katastrofë dhe një varësi

Është ironike por posteri më i madh në Kryeqytetin e Gjelbër i përket një kompanie makinash franceze dhe gjendet pikërisht në një autostradë në Belem, ku trafiku fatkeqësisht tregon të kundërtën e mesazhit që kërkohet të përcillet. Makinat janë një katastrofë për Lisbonën, dhe një varësi.

Nëse qyteti dëshiron të bëjë hapa para në këtë drejtim, atij i duhet të nxjerrë legjislacione dhe rregulla që i japin prioritet këmbësorëve dhe çiklistëve.

Në Lisbonë ndodhen autostrada të mëdha nga çdo anë, diçka që të jep ndjesinë e një atmosfere shumë nostalgjike. Por për një kohë të gjatë tashmë, po flitet për një plan që mund t’i bëjë ato më pak të përqendruara rreth makinave.

Tramvaj në Lisbonë. © Unsplash

Me të vërtetë nuk ka mjaftueshëm biçikleta në këtë qytet, por një arsyeje mund të jetë terreni kodrinor që e karakterizon qytetin e Lisbonës. Sidoqoftë, Lisbona ka tramvajin e saj historik, pasi në një kohë që qytetet e tjera nuk ngurruan t’i shkulnin ato nga rrugët e tyre, Lisbona i mbajti dhe sot ato janë kthyer në një simbol i qytetit që të ngjit për në lagjet Bica dhe Bairro Alto.

Projektet e gjelbra, të mëdha dhe të vogla

Dita ditës në Lisbonë po ndërmerren iniciativa të shumta të gjelbra – si  për shembull kosha ku mund të zbrazet vaji i gatimit i përdorur, apo faqe në Instagram si Green Lisbon, e cila i drejton vizitorët tek variante akomodimi apo dyqane të qëndrueshme dhe të ndërgjegjshme ndaj ambientit.

Një udhëtim interaktiv mes punëve të Gustav Klimt dhe Claude Monet në Pallatin e Ujit (Palace of Water), tregon se sa e rëndësishme është kjo trashëgimi kombëtare për Lisbonën. I ndërtuar në vitin 1700, pallati grumbullonte ujin që sillej nga një strukturë e jashtëzakonshme arkitektonike që tregon vërtetë sa e rëndësishme është të mbrojmë dhe konservojmë ujin.

Pamje nga plazhet e Portugalisë. ©Unsplash

Një tjetër projekt gjigand është pastrimi i grykëderdhjes së lumit Tagus – dhe një tjetër projekt i ngjashëm është pastrimi i ujit të detit të Cascais.

Këto janë projekte goxha ambicioze ama ka edhe më të vegël si për shembull: projekti i fermave Sem Terra Farms, i cili përfshin rritjen e sallatave të ndryshme shumë të ushqyeshme duke përdorur sasi të ulëta energjie, të cilat më pas shiten në kuti prej letre të ricikluar në dyqane të ndryshme të ushqimeve të shëndetshme në të gjithë qytetin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sem Terra (@semterra_farms)

Ndërsa në periferitë e Sesimbra, në Villa Epicurea, ndodhet një shtëpi pushimi ekologjike që ofron edhe klasa joga, e cila përfaqëson një shembull model se si turizmi mund të zhvillohet në një mënyrë që i shërben mjedisit dhe shëndetit, edhe në një shtet si Portugalia ku tashmë turizmi prej vitesh është kthyer në një industri gjigande.

Villa Epicurea, Portugali. © Facebook | Villa Epicurea

Shefi i kuzhinës vegane nga Antwerp, Lotte, tregon për mënyrën si ai po edukon njerëzit për rëndësinë e ushqimit, duke na prezantuar një pjatë me kërpudha dhe kunguj të mbushur. Dielli perëndon nën hijen e pishinës organike ku nuk përdoret klori, të rrethuar nga disa kabina ekologjike dhe miqësore ndaj ambientit, si dhe shumë bimësi dhe gjelbërim.

Aroma e pishave e ka përfshirë ajrin, dhe ndërkohë që gjen mundësinë të shijosh dritat që xixëllojnë qendrën e Lisbonës, e cila mund të shihet në distancë, të duket për një moment sikur ato të ringjallin shpresën, se mbase një e ardhme më e gjelbër e pret kryeqytetin e bukur të Portugalisë.

Pamje nga Lisbona gjatë natës. © Unsplash

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

8 viktima nga COVID-19, mbi 400 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbje jete dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë dy qytetarë nga...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER