Strategjia e vaksinimit, BE është pranë arritjes së objektivit dhe ka në fokus adoleshentët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Pas gjysmë viti nga nisja e strategjisë së vaksinimit në Bashkimin Evropian, blloku duket se është në rrugën e duhur për vaksinimin e 70% të popullsisë.

58% e popullsisë ka marrë tashmë një dozë të vaksinës, por numrat variojnë nga vendi në vend. Ndërsa në Belgjikë dhe në Maltë 71% e popullsisë kanë marrë një dozë, shifrat vijnë në rënie në Bullgari, ku vetëm 16% e qytetarëve kanë marrë dozën e parë.

Të gjitha vendet në BE nisën me një strategji bazuar tek mosha, duke zgjedhur grupmoshat më të cenuarit si prioritet.

Edoardo Colzani, ekspert në Agjencinë e Vaksinimit për Parandalimin e Sëmundjeve tha se nuk ka një strategji ideale, mirëpo për strategjinë e implementuar janë menduar të gjitha rrethanat.

“Nuk ka një strategji që të funksionojë më mirë në të gjitha kontekstet. Çdo strategji ka nevojë të marrë parasysh situatën, furnizimin me vaksina, popullsinë e rrezikuar dhe situatën epidemiologjike të sëmundjes në çdo moment”, u shpreh Edoardo Colzani.

Portugalia, Spanja dhe Irlanda janë të vetmet vende që nuk kanë nisur vaksinimin për qytetarët mbi 18 vjeç.

Tani, hapi i ardhshëm i BE-së është vaksinimi i adoleshentëve. Vaksina e “Pfizer/BioNTech” aktualisht është e vetmja e aprovuar nga EMA për fëmijët e moshave 12 deri në 15 vjeç, ndërsa “Moderna” po shqyrtohet.

Sophie Lucas, eksperte në institutin “Duve” tha se vaksina duhet të testohet në mosha të ndryshme, për të përcaktuar dozën e përshtatshme.

“Ata nuk janë të rritur të vegjël, ata kanë mënyrën e tyre për të reaguar ndaj vaksinës. Ndaj është me rëndësi që vaksinat të testohen në mosha të ndryshme për të përcaktuar dozën e përshtatshme për shembull për fëmijët nën 12 vjeç. Dhe për të qenë të sigurt, duhet të tregojmë se efikasiteti i vaksinës është i barabartë si për 12-vjeçarët edhe për ata sipër”, u shpreh Sophie Lucas.

Adoleshentët nuk janë mes kategorive më të cenueshme, por vaksinimi i tyre mund t’i sjellë përfitime të shumta popullsisë.

“Krahas avantazheve individuale për të vegjlit ka edhe avantazhe kolektive. Sepse duket gjithnjë e më e qartë se vaksinimi do të reduktojë rrezikun e transmetimit të sëmundjeve virale dhe, edhe nëse adoleshentët nuk shfaqin simptoma të ashpra të sëmundjes, ka sërish rreziqe nga ky virus dhe ata mund të kontribuojnë në transmetimin e tij. Ndaj, ulja e transmetimit nga të rinjtë në 18 vjeç mund të jetë tejet e dobishme në aspektin kolektiv”, tha Sophie Lucas.

Vende si Gjermania, Rumania, Italia, Franca dhe Estonia kanë nisur vaksinimet për qytetarët mbi 12 vjeç.

 

LEXONI GJITHASHTU:







Etiketimet

Sali Berisha rizgjidhet në krye të PD-së

Pas 9 vitesh Sali Berisha u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike. “Sot demokratët me votën e tyre dëshmuan se partia tashmë u përket atyre,”...

Një stuhi godet Ontarion, të paktën dy viktima

Një stuhi gati me fuqinë e një tornadoje goditi Ontarion të shtunën duke vrarë të paktën dy persona dhe duke lënë pa energji elektrike...

Franca paralajmëron se duhen 15 ose 20 vjet që Ukraina të anëtarësohet në BE

Një ofertë e Ukrainës për t'u bashkuar me BE-në nuk mund të finalizohej për 15 ose 20 vjet, tha ministri i Francës për Çështjet...


TË FUNDIT

Sali Berisha rizgjidhet në krye të PD-së

Pas 9 vitesh Sali Berisha u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike. “Sot demokratët me votën e tyre dëshmuan se partia tashmë u përket atyre,”...

Një stuhi godet Ontarion, të paktën dy viktima

Një stuhi gati me fuqinë e një tornadoje goditi Ontarion të shtunën duke vrarë të paktën dy persona dhe duke lënë pa energji elektrike...

Franca paralajmëron se duhen 15 ose 20 vjet që Ukraina të anëtarësohet në BE

Një ofertë e Ukrainës për t'u bashkuar me BE-në nuk mund të finalizohej për 15 ose 20 vjet, tha ministri i Francës për Çështjet...

Interi 3 gola ndaj Sampdorias

Interi ka shënuar 3 gola të shpejtë ndaj Sampdorias.  Vetëm 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë ishte Ivan Perisic ai i cili...

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në disa qarqe të juglindjes. Ajo çka vihet re...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER