Donald Tusk i rikthehet politikës polake për t’i bërë ballë konservatorëve të djathtë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-kreu i Bashkimit Europian dhe dikur Kryeministër i Polonisë, Donald Tusk, është emëruar si lideri i partisë më të madhe së një opozite të përçarë, Platforma Civile.

Tusk argumentoi se rikthimi i tij vjen në ndihmë të luftës kundër “së keqes”, duke iu referuar qeverisë së krahut të djathtë Ligj dhe Drejtësi e cila mbizotëron politikën polake që prej 2016.

Tusk bashkë themeloi Platformën Civile në vitin 2001, parti e liberale e cila qëndroi në pushtet për 8 vjet – ku në pjesën më të madhe të kohës Tusk ishte në krye të ekzekutivit.

“E di se shumë polakë po presin që të marrë fund kjo ëndërr e errët”, tha Tusk për qeverinë aktuale, e cila ka trazuar dhe marrëdhëniet me BE gjatë viteve të fundit.

“Sot, po sundon e keqja në Poloni, dhe ne jemi gati që të luftojmë kundër së keqes”, tha ai.

Gjykata e BE ka nisur procedurat kundër qeverisë aktuale të Polonisë teksa ka deklaruar se ndryshimet në sistemin e drejtësisë dhe kundërshtimi i disa prej vendimeve të BE, përfshi këtu atë mbi strehimin e emigrantëve, janë kundër parimeve të 27 vendeve anëtare.

“Nuk ka shanse për fitore pa Platformën Civile”, shtoi Tusk.

Ai gjithashtu tha se ndjen një përgjegjësi të madhe për partinë që ka themeluar e drejtuar për shumë vite.

Qeveria aktuale e partisë Ligj dhe Drejtësi vazhdon të kryesojnë sondazhet e fundit falë bonuseve të majme për familjet dhe politikave konservatore që gjejnë pëlqimin e shumicës katolike.

LEXONI GJITHASHTU

100 ditë nga vendimi që ndalon abortin në Poloni, gratë polake luftojnë ndërsa gjejnë mënyra alternative

Doza false të vaksinës Pfizer në Meksikë dhe Poloni, injektohen 80 persona

BE çon Poloninë në gjyq, KE: Ligji për ndëshkimin e gjykatësve minon pavarësinë e tyre

Etiketimet

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

“Konaku i Rrajcës” aktiviteti që ruan trashëgiminë folklorike të zonës

Me qëllim ruajtjen e traditave dhe kulturës të zonës, si dhe përcjelljen te brezat e rinj një grup artistësh nga Rrajca kanë organizuar "Konakun...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER