OBSH e shqetësuar për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësimin se fluksi i vaksinave COVID-19 nga vendet e pasura në ato me të ardhura të ulëta, është ende shumë i ngadaltë.

Por, adoleshentët e fundit në ishullin spanjoll të La Graciosa morën dozën e dytë të vaksinës COVID, ndërsa autoritetet shpallën ishullin si territorin e parë të çliruar nga coronavirusi.

Ky ishull ka 750 banorë dhe të gjithë të rinjtë nga mosha 12-vjeçare janë të injektuar.

“Askush nuk e ka refuzuar vaksinën, të gjithë e kanë marrë me dëshirë. Çdo gjë ka funksionuar mirë”, – shprehet Guillermo Felez, infermier.

Ndërkohë, Austria po ofron qendra të vaksinimit në një përpjekje për të rritur injektimin.

Në Mbretërinë e Bashkuar rastet e variantit Delta janë duke u rritur, teksa janë regjistruar mbi 24.000 në 24 orët e fundit. Por, Anglia së shpejti mund të braktisë mbajtjen e maskave të detyrueshme.

Ndërsa rastet po rriten me shpejtësi, shtrimet në spital nuk janë shqetësuese.

“Shteti nuk do t’ju tregojë se çfarë të bëni, por ju do të duhet të keni një shkallë të përgjegjësisë personale dhe gjykimit”, – tha Robert Jenrick, Sekretari i Strehimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER