Politikani ekstremist në Holandë dënohet për diskriminim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të martën, Gjykata e Lartë në Holandë mbajti në fuqi dënimin për politikanin ekstremist, Geert Wilders për akuzën e diskriminimit, pasi ofendoi komunitetin maroken gjatë një mitingu elektoral në vitin 2014.

Gjykata e dënoi Wilders për akuzën e nxitjes së urrejtjes, por si masë ndëshkuese nuk ka marrë gjobë apo heqje lirie me burg.

Gjatë një fjalimi fushate në vitin 2014, Wilders u kërkoi mbështetësve ta votonin nëse dëshironin më pak marokenë në Holandë.

Bëhet fjalë për një goditje të rëndë për të djathtën populiste holandeze, e njohur për retorikën e saj anti-islamike. Wilders kishte kërkuar rigjykim të çështjes së tij, me argumentin se ishte e motivuar politikisht.

Për këtë vendim, politikani ekstremist tha se nuk ndihet aspak i shqetësuar. “Duan të më mbyllin gojën, por nuk do të qëndrojnë gojëkyçur asnjëherë”, deklaroi Wilders.

“Më vjen keq për vendimin, për arbitraritetin, korrupsionin dhe politikën që kanë depërtuar në gjyqësor. Por, nuk dua t’ia di dhe dua ta dërgoj këtë mesazh këtu përpara Gjykatës së Lartë, që gjyqtarët e saj ta dinë se nuk më bëhet vonë”, u shpreh ai.

Wilders, 57 vjeç, është një nga figurat më të spikatura të së djathtës ekstreme në Holandë dhe ka ridimensionuar debatin për emigracionin dekadën e fundit, edhe pse s’ka qenë kurrë në pushtet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Gjermania drejt zgjedhjeve, tre kandidatët për kancelarë përballen në debatin e fundit televiziv

Përpara zgjedhjeve të 26 shtatorit, tre kandidatët që synojnë të pasojnë kancelaren Angela Merkel u përballën në debatin e tretë dhe të fundit televiziv....

5 të vdekur nga sulmi me armë në një universitet në Rusi

Një sulm me armë në një universitet në lindje të Rusisë la sot 5 të vdekur dhe 6 të plagosur. Ngjarja ndodhi në Universitetin e...

Qeveria e Kosovës ndalon hyrjen e automjeteve me targat e Serbisë, nis zbatimi i vendimit

Vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë sa u takon targave të automjeteve ka ndezur situatën në veri të Kosovës. Sipas vendimit të ministrit Xhelal Sveçla, të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER