Britania kërkesë BE-së për një marrëveshje të re tregtare post-Brexit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Britania kërkoi të mërkurën një marrëveshje të re nga Bashkimi Evropian, që të rishikojë tregtinë post-Brexit që përfshin Irlandën e Veriut.

Por megjithatë, Londra zyrtare u tërhoq nga opsioni i shkëputjes së njëanshme nga marrëveshja e ndarjes, pavarësisht se pretendon se kushtet e saj janë shkelur.

Protokolli i Irlandës së Veriut u miratua nga Mbretëria e Bashkuar dhe Unioni si pjesë e marrëveshjes së divorcit të vitit 2020, e nënshkruar 4 vjet pasi qytetarët britanikë votuan pro referendumit të largimit nga blloku evropian.

Ai përbënte enigmën më të madhe të divorcit: si të mbrohej tregu i përbashkët i BE-së, por edhe si të shmangeshin kufijtë tokësorë mes provincës britanike dhe Republikës Irlandeze, prania e së cilës sipas politikanëve mund të rikthejë dhunën që mori fund përmes marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA në vitin 1998.

Në thelb, protokolli kërkon kontrollin e mallrave mes Britanisë mëmë dhe Irlandës së Veriut, por kjo ka rezultuar një barrë për bizneset dhe në një mallkim për sindikalistët, që mbështesin fuqishëm qëndrimin e provincës si pjesë të Mbretërisë së Bashkuar.

“Ne kemi punuar me BE-në në përpjekje për të adresuar këto sfida. Disa rrugë drejt progresit janë identifikuar në disa aspekte, por diskutimet nuk kanë shkuar ende tek zemra e problemit. Thënë shkurt, nuk mund të vazhdojmë kështu siç jemi”, tha David Frost, ministër i Brexit.

Frost theksoi se situata e justifikon zbatimin e nenit 16 të protokollit, që lejon të dyja palët të ndërmarrin veprime të njëanshme, por shtoi se ky nuk është momenti i duhur për të bërë një gjë të tillë.

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER