Ekipi norvegjez i vajzave gjobitet pasi refuzoi si ‘diskriminues’ detyrimin për të veshur bikini

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Norvegjia është gjobitur me €1,500 euro pasi anëtaret e skuadrës kombëtare të hendbollit në rërë, nuk veshën të poshtme bikini gjatë turneut Evropian.

Sportistet norvegjeze vendosën të veshin pantallona të shkurtra në vend të bikinit, gjatë ndeshjes së tyre për medaljen e bronzit kundër Spanjës në Kampionatin Evropian të Hendbollit në Rërë në Varna, Bullgari.

Uniforma e përdorur prej tyre është thënë të ketë shkelur rregulloren e Federatës Ndërkombëtare të këtij sporti, e cila kërkon prej sportisteve të veshin “të poshtme bikini me brez të ulët dhe të ngushta pas trupit”.

Skuadra norvegjeze është shprehur se kanë qenë plotësisht të gatshëm ta paguajnë gjobën, por ato e kanë quajtur vendimin fyes dhe diskriminues për rolin e gruas në shoqëri.

Lojtaret e këtij sporti kanë shprehur edhe më parë që kjo lloj uniforme është tejet degraduese dhe aspak praktike.

“Është qesharake,” thotë ministri i kulturës në Norvegji, Abid Raja, i cili ngre pyetjen “Sa kohë do të duhet që të bota maço dhe konservatore e sportit të ndryshojë sjellje?”

Norvegjia pritet të përgatisë një mocion për të ndryshuar rregulloren aktuale në mënyrë që lojtaret të mund të veshin atë që i bën të ndihen më komode duke mos i hequr të drejtën e lirë për të zgjedhur.

Komiteti Disiplinor i Federatës gjobiti skuadrën me €150 për lojtare, duke i tërhequr vëmendjen për shkelje rregullash.

LEXONI GJITHASHTU

Etiketimet

Sopranoja Ermonela Jaho: Në momentin që nuk do kem emocione, do ta lë këtë zanat

“Në momentin që nuk do kem emocione unë do ta lë këtë zanat”. Kështu u shpreh për Euronews Albania, sopranoja e njohur Ermonela Jaho...

‘Grusht shteti brenda partisë’, Bejko dhe Bumçi përplasen për përjashtimin e Berishës

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko debatuan në Euronews Albania sa i takon legjitimitetit të vendimit...

‘S’mund të jetojmë dot pa artin’, Ermonela Jaho tregon emocionet në Teatrin e Operas dhe Baletit

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se gjatë performancës së saj në Teatrin e Operas dhe...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER