Rreziku për mpiksje gjaku nga AstraZeneca ‘i ngjashëm’ me Pfizer, sipas studimit spanjoll

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Numri i pacientëve që zhvilluan mpiksje të gjakut pas marrjes së vaksinës AstraZeneca, ishte i “ngjashëm” me ata që kishin marrë Pfizer, sipas një studimi të fundit.

Një skuadër studiuesish në Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë kanë krahasuar të dhënat e mbledhura nga 1.3 milionë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Katalunia, duke kërkuar për prova të zhvillimit të mpiksjeve të gjakut pasi ata ishin vaksinuar.

Një tjetër zbulim i rëndësishëm ishte se njerëzit që ishin infektuar me COVID-19, formuan mpiksje të gjakut shumë më shpesh se ata që ishin vaksinuar ose me Pfizer ose me AstraZeneca.

Një tjetër zbulim i studimit të ekspertëve në Barcelonë ishte se norma e atyre që zhvilluan çrregullimin e njohur si Trombo-Embolia e Venave (VTE) – një kombinimi i trombozës së venave të thella me embolinë pulmonare – ishte 1.3 herë më e lartë tek ata që kishin marrë vaksinën AstraZeneca ose Pfizer, në krahasim me njerëzit e pavaksinuar.

Ajo që ishte edhe më e habitshme sipas studimit të financuar nga EMA ishte se normat e VTE-së ishin 8 herë më të larta tek njerëzit që kishin kaluar COVID-19.

Tromboza e venave të thella është një çrregullim që ndodh kur mpiksjet e gjakut formohen në venat e thella të trupit, përgjithësisht në krah, këmbë apo në ije. Ndërsa emoblia pulmonare ndodh kur tromboza apo mpiksja e gjakut shkëputet dhe udhëton për në mushkëri me anë të sistemit të qarkullimit të gjakut, duke bllokuar një pjesë ose të gjithë furnizimin me gjak, gjë që mund të ketë pasoja fatale për pacientin.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Lindita Nikolla për Ramën: Debate të forta pavarësisht bashkëpunimit maksimal

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se me kryeministrin Rama pavarësisht bashkëpunimit maksimal kanë pasur dhe debate të forta. Ajo u shpreh...

Lindita Nikolla tregon pengun më të madh nga koha kur ishte ministre e Arsimit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se nga protesta e studentëve, i ka ngelur merak që nuk iu dha mundësia që...

‘PS të mos sillet si triumfatore’, Lindita Nikolla: Do jem avokate e mirë e opozitës

“Do jem një avokate e mirë e opozitës”. Kështu është shprehur për Euronews Albania, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, teksa shtoi se në çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER