Zyrtarisht 97 viktima, ndryshon bilanci i tragjedisë së Hillsborough

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Autoritetet britanike i shtuan sot një tjetër viktimë bilancit zyrtar të personave që humbën jetën si rrjedhojë e tragjedisë së Hillsborough, ngjarje e ndodhur në vitin 1989. Tashmë totali viktimave është 97 dhe jo më 96.

Kjo ndodhi pasi një person që i mbijetoi me lëndime serioze ngjarjes vdiq sot 32 vite më pas.

Andrew Devine, 55 vjeç, u nda nga jeta në një spital në Liverpool pasi qe shtruar për ndërlikime në frymëmarrje.

Raporti mjekoligjor tha se ai vdiq nga probleme serioze me rrugët e frymëmarrjes të ardhura si rrjedhojë e lëndimeve që pati pësuar 32 vite më parë në Hillsborough.

Më 15 prill 1989, përpara ndeshjes gjysmë-finale mes Nottinghamit dhe Liverpoolit në Hillsborough, grumbullimi tej kapaciteteve të mundshme të stadiumit çoi në shtypjen mes njëri-tjetrit të 94 tifozëve.

Një tjetër vdiq në spital ditë më pas dhe viktima e 96-të iu shtua bilancit katër vite më vonë.

Klubi i Liverpoolit nderoi me 97 sekonda heshtje gjatë stërvitjes së pasdites kujtimin e Adnrew Devine dhe 96 të tjerëve që humbën jetën nga ngjarja famëkeqe.

Për tragjedinë e Hillsborough autoritetet kryen disa herë hetime. Në fillim ngjarja u cilësua si aksidentale, por një padi civile e nisur nga familjet e viktimave e hodhi poshtë vendimin.

Hetimet e kryera në vitin 2016 nxorën si përfundim se tragjedia u shkaktua nga dështimi i organizimit të ndeshjes nga klubi i Sheffield Wedsenday që zotëronte stadiumin, forcat e policisë, dhe shërbimi i ambulancave.

Shumë ish-policë dhe zyrtarë janë akuzuar ndër vite për këtë çështje, por askush nuk është dënuar.

Etiketimet

Presidentja e KE në Tiranë: Shqipëria ka bërë progres, është koha që BE të bëjë të njëjtën gjë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka nisur nga Tirana vizitën në vendet e rajonit. Presidentja e Komisionit Europian u prit me ceremoni...

Çështja ‘Tahiri’ shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e kësaj gjykate. Saimir...

Këngëtari amerikan shpallet fajtor për abuzim seksual

Këngëtari amerikan R Kelly i njohur për hitin “I believe I can fly” është shpallur fajtor nga një gjykatë për abuzim seksual të grave...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER