Kandidati që synon të zëvendësojë Merkelin pranon se ka kryer plagjiaturë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Armin Laschet, i cili shpreson të pasojë Kancelaren Angela Merkel, ka kërkuar ndjesë për plagjiaturën e kryer në një libër botuar rreth dhjetë vite më parë.

Laschet, kandidat i Unionit Kristian Demokrat (CDU) për postin e Kancelarit në zgjedhjet e ardhshme, ka pranuar se nuk i citoi disa burime në një libër të tijin rreth emigracionit.

“Sigurisht ka disa gabime për të cilat ndjej përgjegjësi, ndaj do të doja të kërkoja ndjesë,” – tha politikani gjerman për këtë çështje.

Akuzat për plagjiaturë u bënë publik fillimisht në Twitter javën e shkuar nga Karsten Weitzenegger, një ekspert i cili qe ankuar se ishte cituar pa nënshkrimin përkatës në librin e Laschet.

Në Gjermani akuzat për plagjiaturë apo mungesë etike akademike merren seriozisht nga opinioni publik dhe vitet e fundit kanë detyruar politikanë të tërhiqen.

Ndjesa publike e Laschet vjen pak javë përpara se kundërshtarja i tij për drejtimin e Gjermanisë, Annalena Baerbock, nga Partia e Gjelbër, pranoi se kishte gabuar në disa botime të saj duke mos cituar si duhet burimet.

Përpara zgjedhjeve federale në Gjermani, Laschet është përballur gjithashtu me një situatë të parehatshme teksa u fotografua nga shtypi duke qeshur në një prej zonave të përmbytura.

Sondazhet i japin Laschetit dhe qendrës së djathtë një avantazh në zgjedhje ndaj të gjelbërve dhe të majtëve, mirëpo mbështetja ndaj 60-vjeçarit duket se është venitur kohët e fundit pas këtyre situatave.

Gjermania i drejtohet kutive të votimit më 26 shtator për të zgjedhur parlamentin e ri federal, ku partia që merr shumicën merr të drejtën edhe për të qeverisur.

Etiketimet

Gjendet i vdekur në apartament një çift në Golem

Një çift në Golem të Kavajës është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së shtunës. Burri M. J., 60 vjeç, banues në Golem  dhe gruaja...

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER