Çfarë është Procesi i Berlinit, nisma gjermane për Ballkanin Perëndimor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Procesi i Berlinit është një iniciativë ndërqeveritare rajonale diplomatike ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për normalizimin e rigjallërimin e marrëdhënieve rajonale në fushën e infrastrukturës, zhvillimit ekonomik, shkëmbimeve rinore si dhe integrimin e shteteve të lartpërmendura tyre në Bashkimin Europian.

Nisma, e mbështetur dhe nga Komisioni Europian, u ndërmor më 28 gusht të vitit 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel nën prezencën e kryeministrave, ministrave të punëve të jashtme dhe ministrat e ekonomisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Disa nga sukseset më të rëndësishme janë marrëveshja për heqjen e çmimeve roaming, krijimi i korridoreve të gjelbra të transportit për të përshpejtuar procedurat kufitare, themelimi i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO) dhe marrëveshja për krijimin e një tregu të përbashkët.

Qëllimi i Procesit të Berlinit, sipas Deklaratës Përfundimtare të Kancelares gjermane të vitit 2014, është: “Për të bërë më shumë progres në proceset e reformave, zgjidhja e çështjeve bilaterale të brendshme dhe pajtimi ndërmjet dhe midis shoqërive të rajonit”, “përforcimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal” për rritje të qëndrueshme”.

Në daljen e saj të fundit si kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, vlerësoi gjithë vështirësitë që ekzistojnë ende, veçanërisht për shkak të konflikteve në të shkuarën, por përmendi dhe një sërë suksesesh të prekshme si heqja e tarifave roaming, politikat e gjelbra dhe rritja e bashkëpunimit rajonal midis të rinjve.

Etiketimet

Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara. Vendimi u mor pas një bisede telefonike të...

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER