Kush është Angela Merkel, gruaja e hekurt e Gjermanisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kancelarja Angela Merkel bën së shpejti 16 vjet në detyrë, duke plotësuar mandatin e katërt rresht në krye të Gjermanisë dhe duke barazuar Helmut Kohl, që qeverisi vendin nga viti 1982 në 1998 dhe që konsiderohej kancelari më jetëgjatë i vendit.

Merkel u rrit në Gjermaninë Lindore. Në rini ajo studioi fizikë në Universitetin e Lajpcigut, ku mori dhe një doktoratë, ndërsa u bë politikisht aktive pas rënies së murit të Berlinit, kur u bashkua me Kristian Demokratët.

Dikur ajo do të deklaronte se kishte qenë Kohl njeriu që kishte ndryshuar shtegun e jetës së saj kur kishte bashkuar Gjermaninë në vitin 1990. Pikërisht ky njeri do ta caktonte atë në postin e parë ministror.

Detyra si kancelare do të vinte në vitin 2005, pas 3 vitesh të kaluara në opozitë. Nuk vonoi shumë dhe gjatë qeverisjes së saj Gjermania do të njihte rritjet ekonomike më të larta në histori.

Gjithashtu, qeverisja me vendosmëri bëri që brenda pak vitesh, Merkel të konsiderohej si gruaja më e fuqishme e Evropës dhe madje, presidentja ‘de facto’ e Bashkimit Evropian.

Krahas rritjes ekonomike, ajo arriti gjithashtu të mbante larg Gjermanisë efektet anësore të luftërave kundër terrorizmit në Irak dhe Afganistan.

Ndërsa në vitet e fundit ajo ka deklaruar se COVID-19 është sfida më e madhe që prej Luftës së Dytë Botërore dhe se kufizimi i kontakteve mes njerëzve kishte qenë një prej vendimeve më të vështira, menaxhimi që ajo i bëri krizës së emigrantëve në vitin 2015 konsiderohet si një nga ngjarjet më tronditëse të karrierës së saj.

Në vitin 2015, mbi 1.1 milion emigrantë kërkuan strehim në Gjermani. Në tetor të të njëjtit vit, Merkel pa popullaritetin e saj të ulej në minimumin historik, gjë që sipas sondazheve reflektonte rritjen e shqetësimit për fluksin e refugjatëve në Gjermani.

Sidoqoftë, me kalimin e viteve kancelarja do të rikuperohej në sondazhe dhe popullariteti i saj do të rifitonte pikët e humbura. Në deklaratën e saj asokohe, ajo do të thoshte se misioni i saj ishte vetëm një:

“Unë dua të them vetëm se Gjermania është një vend i fortë dhe motoja me të cilin ne duhet të ecim është: ne kemi arritur shumë, mund të arrijmë sërish dhe aty ku ka pengesa duhet t’i kalojmë ato”, u shpreh Merkel.

Por në vitet që pasuan gjërat ndryshuan shumë shpejt. Rënia e popullaritetit të CDU-së bëri që ajo të njoftonte tërheqjen nga jeta politike në përfundim të mandatit të katërt.

Kur mungojnë 2 javë nga zgjedhjet parlamentare, mbështetja e koalicionit të saj CDU-CSU është në rënie të lirë dhe SPD po fiton terren.

Ndërsa Merkel ka lobuar fort që pasuesi i saj të jetë Armin Laschet, ai që po siguron më shumë mbështetje nga qytetarët është social-demokrati Olaf Scholz.

Në këto kushte, Laschet i ka mbetur fare pak kohë për të ndryshuar situatën, në mënyrë që të vijojë trashëgiminë e Merkel në krye të Gjermanisë.

Etiketimet

Agon Maliqi: Me rëndësi që Kurti dhe Rama të gjejnë gjuhën e përbashkët në këto momente

Analisti Agon Maliqi u shpreh se qeveria Kurti ka një mbështetje në opinionin publik pas nismës për të zbatuar reciprocityetin e targave me Serbinë,...

Demush Shasha për reciprocitetin: Kosova për herë të parë po përcakton rrjedhën e dialogut

Drejtori i Institutit Hulumtues për Politika Evropiane, Demush Shasha e cilëson legjitim dhe strategjik vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetet për...

Kreshnik Çollaku: Kosova duhet të dalë nga kompleksi ekzistencial

Kreshnik Çollaku, deputet i Partisë Demokratike, shprehet se Kosova përmes reciprocitetit me Serbinë del nga kompleksi “ekzistencial” ku ka hyrë përmes dialogut. Sipas tij, nuk...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER