Protesta kundër vaksinimit në Paris, punonjësit shëndetësorë kundërshtojnë urdhrin e qeverisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Teksa një pjesë e madhe e punonjësve të shëndetësisë janë të vaksinuar në Francë, disa prej tyre janë te vendosur të mos e marrin dozen e vaksinës anti-COVID.

Autoritetet franceze paralajmëruan se pas së mërkurës, çdo punonjës shëndetësie i pa vaksinuar do të përballet me pezullim pa të drejtë page.

Sekretarja mjekësore Vanesa Peroti, e cila punon në Spitalin Bezhujon në Klishi, në periferi të Parisit, iu bashkua protestës jashtë ministrisë franceze të shëndetësisë për të kundërshtuar vaksinimin e detyrueshëm.

“Unë pata një mbledhje me bordin drejtues ditën e djeshme, ku më pyetën nëse isha vaksinuar, i thashë se nuk kisha marrë dozën e parë dhe se nuk e kisha në plan ta bëja. Ata më thane se nëse nuk e bëj vaksinën deri të mërkurën unë nuk do të vazhdoja të punoja në spital. I pyeta nëse mund të punoja nga shtëpia për të evituar kontaktin me të tjerë, por ata refuzuan. Por këto janë urdhrat e qeverisë. Kështu që punët e mia do ti ndahen kolegëve të mi të vaksinuar, kështu që unë nuk do vazhdoj të paguhem”, u shpreh Vanesa Peroti.

Në shtëpitë e të moshuarve në Francë, punonjësit janë duke u përgatitur për t’i administruar rezidentëve një dozë të tretë vaksine, një prej kategorive të vaksinuar që në fillim të muajit janar.

Edhe në këto institucione punonjësit duhet të vaksinohen që të lejohen të vazhdojnë punën. Me mbi 300 mijë persona që punojnë në këtë sektor në Francë, sindikata e punonjësve të shtëpive të të moshuarve u shpreh se rreth 2% të kontratave të punës pritet të përfundohen për shkak të refuzimit ndaj vaksinës.

“Nëse një punonjës, në vendimin e tij përfundimtar vazhdon të refuzojë vaksinën, atëherë ne do të pezullojmë kontratën dhe pagën. Prandaj që do të ketë disa pezullime në dy javët e ardhshme, e presim një gjë të tillë, nga të dhënat e rrjetit tone presim që 2% e kontratave të pezullohen”, tha Florence Arnaiz-Maume, drejtuese e përgjithshme e Sindikatës së Shtëpive të të moshuarve.

Këtë të martë, qindra punonjës të shëndetësisë në Francë protestuan jashtë ministrisë së Shëndetësisë në Paris mbi vendimin që e bën të detyrueshëm vaksinimin për këtë kategori punonjësish.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara. Vendimi u mor pas një bisede telefonike të...

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER