A do të jetë ky kryeqyteti i parë europian që do të ndalojë makinat?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pasi e rikrijojë vetë veten sërish pas shekujsh të tërë, në mënyrë që të përballet me pandeminë, Parisi mund të bëhet shumë shpejt, kryeqyteti i parë europian që të kufizojë përdorimin e makinave.

Kryeqyteti francez nuk po haset për herë të parë me këto lloj projektesh urbane kaq radikale.

Në fakt, paraqitja dhe ndjesia që të jep ky qytet janë gjerësisht rezultat i programeve urbane që janë modeluar nga pandemi të mëparshme që kanë rënë në Paris, ndër shekuj.

Historiania, Fabienne Chevallier thotë se “që prej pandemisë së kolerës në vitin 1832, njerëzit kuptuan që kishte një lidhje direkte mes dendësisë urbane, getove dhe shëndetit publik.”

Kështu që nuk është çudi që restorantet parisiene e përdorin shumë pak kondicionerin dhe ndërtesat në përgjithësi kanë shumë dritare.

Sipas arkitektit francez, Alain Sarfati, ‘Në 10 vitet e ardhshme, Champs Elysees do t’i dedikohet tërësisht këmbësorëve.’

Tani që Qyteti i Dritës, po ndërmerr hapa të ngadalta për të dalë nga kufizimet dhe masat e ashpra, disa politikanë po konsiderojnë të mbyllin shumë prej rrugëve të qytetit për makina, në mënyrë që të përmirësojnë ajrin e ndotur si dhe mbingarkesën e trafikut.

Ideja e njohur si “Qyteti 15-minutësh”, ka për qëllim t’i sjelli njerëzit më pranë vendeve të cilat ata i kanë afër zemrës, duke i transformuar zonat urbane në hapësira multi-funksionale dhe duke reduktuar kështu kohën që duhet për të shkuar nga një vend në tjetrin.

Duke i dhënë prioritet këmbësorëve, çiklistëve dhe transportit publik mbi makinat, Parisi mund ta gjej vetën sërish në pararojë të dizajnit urban global.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Mungesë produktesh e rritjesh çmimesh, konsumatorët në SHBA të prekur nga inflacioni

Amerikanët janë kapluar nga çmimet në rritje që nga shpërthimi i COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, spiralja inflacioniste, së bashku me zinxhirët e bllokuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER