Protesta kundër certifikatave të COVID në disa kryeqytete të Evropës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mijëra protestues marshuan ditën e djeshme në disa kryeqytete të Evropës duke kundërshtuar masat kufizuese dhe certifikatat e covid-19

Protestuesit në Beograd i vunë zjarrin një flamuri shumëngjyrësh të shtunën gjatë protestës kundër vaksinimit të detyrueshëm dhe kundër vendosjes së certifikatave të Covid-19. Demonstrata u mbajt në të njëjtën kohë kur po zhvillohej parada e komunitetit LGBT në Beograd, e cila u zhvillua nën monitorimin e qindra forcave policore.

Autoritetet serbe përgjegjëse për menaxhimin e pandemisë janë ende duke konsideruar marrjen e një vendimi për certifikatat e covid. Në Serbi deri më tani janë vaksinuar rreth 41% të popullatës sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins, teksa shumë shtete të Europës Jug-Lindore janë duke u përballur me një rritje të numrit të rasteve të të infektuarve.

Të shtunën 3 mijë protestues u mblodhën në kryeqytetin kroat, në Zagreb për të protestuar ndaj kufizimeve të koronavirusit, duke pretenduar se ato shkelin të drejtat dhe liritë e njeriut.

Në fjalën e mbajtur, organizatorët e protestës të quajtur “Festivali I Lirisë” bënë thirrje që njerëzit të ngrihen kundër autoriteteve.

Një tjetër protestuese, punonjësja spitalore, Leposlava Biskupiç deklaroi se ishte kundër çdo mase kufizuese teksa e konsideroi si shkelje masive të të drejtave. Deri më tani Kroacia regjistron 8500 viktima që nga nisja e pandemisë.

Edhe në Paris u mblodhën qindra persona për të protestuar ndaj certifikatave shëndetësore të vendosura me detyrim nga qeveria për të menaxhuar pandeminë e Covid-19.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë: S’do rritje të çmimit të abonesë dhe biletës

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë, Enton Punavia deklaroi për Euronews Albania se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës apo abonesë...

“Mësova shqip për dy vjet”, ambasadori austriak: Shijoj mikpritjen shqiptare dhe ushqimin

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner ka treguar për emisionin “Mirëmëngjes” se ka filluar të mësojë gjuhën shqipe dy vite më parë. Gjatë intervistës me...

‘Asnjë përmirësim në fushën e medias’, ambasadori austriak: S’duhet të ndërhyjë qeveria apo biznesi

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” se vitin e fundit në Shqipëri nuk ka pasur asnjë përmirësim në fushën...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER