8 të vdekur nga sulmi me armë në një universitet në Rusi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një sulm me armë në një universitet në lindje të Rusisë la sot 8 të vdekur dhe 6 të plagosur.

Ngjarja ndodhi në Universitetin e Permit, në shtetin federal të Perm Krait, rreth 1,400 kilometra në lindje të Moskës.

Autoritetet ruse thanë se autori i sulmit është arrestuar. Ai u plagos nga policët pasi u përpoq t’i kundërvihej me armë.

Mediat ruse raportojnë se agresori është Timur Bekmansurov, një student 18-vjeçar dhe gjendja e tij shëndetësore është kritike.

Agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti raportoi se “disa studentë dhe pedagogë u mbyllën nëpër auditorë”.

Në rrjetet sociale, Universiteti pati bërë thirrje që të gjithë studentët që ishin brenda në mjediset e auditorëve “të mbylen brenda dhe të qëndrojnë në kujdes”, ndërsa ata që janë në kampus “të largohen”.

Lajmi në përditësim…

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER