Gjermania drejt zgjedhjeve, tre kandidatët për kancelarë përballen në debatin e fundit televiziv

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përpara zgjedhjeve të 26 shtatorit, tre kandidatët që synojnë të pasojnë kancelaren Angela Merkel u përballën në debatin e tretë dhe të fundit televiziv. Taksat dhe çështjet sociale ishin temat kryesore të përballjes.

Social-demokrati, Olaf Scholz, i cili kryeson edhe në sondazhe shmangu sulmet nga kandidati i partisë së qendrës së djathtë të Merkel, Armin Laschet.

“Ne duam t’i lehtësojmë ata që fitojnë shumë pak para, dhe ne jemi të nderuar të sqarojmë se kjo do të thotë që dikush që fiton aq sa unë si një ministër federal, për shembull, duhet të paguajë pak më shumë taksa”, tha ai.

“Ju mendoni se rritja e taksave do të sjellë më shumë para. Ne kishim përvojën e kundërt para pandemisë: ekonomia u rrit, kishim shumë njerëz të punësuar dhe shteti përfundoi duke marrë më shumë”, u shpreh Armin Laschet, kandidat i CDU-së për kancelar.

Kandidatja e Partisë së Gjelbër, Annalena Baerbock, partia e së cilës po garon e treta në këto zgjedhje, bëri thirrje që ndryshimet e përfitimeve në taksa të përdoren për të zvogëluar varfërinë e fëmijëve dhe kërkoi më shumë veprim mbi ndryshimet klimatike.

“Unë mbështes një ndryshim të vërtetë që nuk i bën gjërat me gjysmë zemre kur është fjala për mbrojtjen e klimës. Mbështes një politikë që në qendër të saj vendos fëmijët dhe familjet mbështes një politikë të jashtme që në zemër të Europës udhëhiqet nga të drejtat e njeriut”, tha Annalena Baerbock, kandidate e Partisë së Gjelbër për kancelare.

Është një garë e ngushtë dhe shumë parti kanë mbështetje të konsiderueshme. Kjo do të thotë se qeveria e ardhshme e Gjermanisë do të përcaktohet me siguri nga negociatat e koalicionit paszgjedhor midis të paktën dy ose ndoshta tre partive.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER